Bie shkalla e papunësisë në Europë, të rinjtë të papunë në masë

0
190

Greek_debt_and_EU_averageRaporti i fundit mbi papunësinë në Eurozonë tregon se shkalla e papunësisë ka rënë ne 10.4%. Raporti i përket muajit dhjetor të vitit që lamë pas. Shifra e regjistruar për muajin e fundit të vitit 2015 është më e ulëta që prej shtatorit të vitti 2011.

Të dhënat e reja janë publikuar këtë të martë nga Agjencia e Statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat.

Sipas saj, numri i të papunëve në Eurozonë ka rënë në 16. 75 milionë persona. Kjo shifër është 49 mijë më pak krahasuar me vetëm një muaj përpara, në nëntor të 2015.

Përqindje të lartë të papunësisë përbëjnë të rinjtë, përkatësisht 22% të shifrës së përgjithshme.

Republika çeke qëndron krah Gjermanisë për normën e papunësisë, të dyja me nga 4.5%.

Nga ana tjetër, është Greqia, e cila ka shënuar ekstremin e kundërt. Në muajin tetor përqindja e popullsisë që figuronte  e papunë ka qenë 24.5%, ndërsa papunësia e të rinjve ka qenë 48.6%.

Të dhënat e fundit të disponushme për shtetin helen i përkasin tetorit të vitti 2015.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency