29-vjecarja që luan përmes lakuriqësisë së fotografive

0
123

eva-sulaFotografimi apo pikturimi i lakuriqësisë nuk përbën me asgjë të pazakontë në lëmin e Arteve Pamore, por që ajo të realizohet nga një femër, nuk është aq e zakonshme.

Prej dy vitesh, Eva Sulo i është përkushtuar vetëm fiksimit në objektiv të femrës, siç nëna natyrë e krijoi, të paveshur.

Në 40 shkrepjet e saj, të realizuara brenda një apartamenti, modelet e kanë për herë të parë shfaqjen e tyre lakuriq. Ato janë vajza të zakonshme, që trupin e tyre e shohin si një vepër arti, përmes të cilit e përçojnë një mesazh.

Përmes objekteve të ndryshme si lulet, fruti i shegës apo libri, 29 – vjeçarja luan me lakuriqësinë.

Pas ekspozimit në Qendrën Tirana, fotografitë do t’i prezantohen edhe publikut Kosovar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency