Të moshuarit i gjenden 52 foto vajzash të mitura në kompjuter

0
219

dedej_1-320x175Skandali u zbulua gjatë hetimit për videot intime të 14-vjeçares italiane. Ahmet Dedej, 68-vjeçari nga Vora fotografonte të bijën në intimitet me bashkëshortin
52 fotot – Nëpërmjet analizës kompjuterike, veçanërisht ekspertizës komplekse në hard disk, policia gjeti shumë prova, ku ndër të tjera përmenden 52 imazhe pornografike të fëmijëve
Vajza viktimë – Gjithashtu u gjetën disa fotografi të vajzës së rritur të Dedejt, teksa ajo kryente akte seksuale me bashkëshortin e saj, fakt i cili vë në dyshim personalitetin e këtij personi
-vjeçar nga Vora kishte fotografuar të bijën duke bërë seks me burrin e saj. Përveç kësaj, ai mbante foto intime të mbesës minorene dhe në total nga kompjuteri i Ahmet Dedejt u nxorën 52 fotografi erotike, ku shumica e objektivëve ishin të mitura. Pa shkelur kurrë në Itali, “mjeshtri” 68-vjeçar kishte mundur që nëpërmjet linjës së telefonit, të lidhur me kompjuterin, të bindte një 14-vjeçare italiane, qëkur ajo ishte 12 vjeçe, që të zhvishej në “Facebook chat” dhe më tej të stimulonte akte seksuale. Kur vajza u lodh nga kjo histori dhe hoqi dorë, Dedej e kërcënonte se do t’ia publikonte në forumet e “Facebook”-ut, ndaj e mitura i tregoi nënës dhe që nga ky moment nisi “gjahu” për pedofilin misterioz. Faktet skandaloze janë nxjerrë në dritë prej specialistëve shqiptarë dhe atyre italianë të policisë dhe prokurorisë. Sakaq, detajet rreth 52 fotove, ku spikasnin ato të vajzës së rritur, teksa bënte seks me të shoqin i kanë publikuar disa media italiane, ku informacioni më i plotë, bashkë me videot, ku flasin hetuesit, jepet te “salernonotizie.it”. Interpol Tirana e ekstradoi në Itali më 28 janar, pasi vitin e kaluar Gjykata e Salernos kishte lëshuar një urdhër-arresti. Sipas këtij urdhri, i arrestuari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krimeve seksuale me vajza nën moshën 14 vjeç”, pasi përndiqte në “Facebook” dhe në disa forume me foto e video intime një 14-vjeçare italiane, qëkur ajo ishte 12 vjeçe. Sakaq, atij i ishin vënë prangat, më 16 korrik të këtij viti, pranë banesës së tij në Vorë. Nga analizimi i hard diskut të kompjuterit të Dedejt, në Vorë, janë nxjerrë në dritë këto detaje skandaloze rreth aktivitetit pervers të 68-vjeçarit, i cili nuk mjaftohej me të huajt, por me sa duket e zgjeronte perversitetin edhe brenda familjes.
Videot e 14-vjeçares
Më 16 korrik 2015, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit njoftoi zhvillimin e operacionit të koduar “Pedofili 2”. Operacioni u krye për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi për në shtetin italian, të shtetasit Ahmet Dedej, 68 vjeç, lindur dhe banues Vorë-Tiranë. Arrestimi i tij, u krye pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, bazuar në urdhrin e arrestit me numër 6746 të datës 22 maj 2015, nga Gjykata e Salernos, Itali. Sipas këtij urdhri, i arrestuari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime seksuale me të mitur nën moshën 14 vjeç” parashikuar nga legjislacioni penal italian me një dënim në maksimum deri në 14 vjet burg. Hetimet ndaj këtij shtetasi janë kryer nga autoritetet policore italiane në bashkëpunim me ato shqiptare. Nga hetimet rezulton se i dyshuari ka ngacmuar dhe ka abuzuar seksualisht me të mitur. Më pas ka prodhuar materiale pornografike me të mitur, nëpërmjet internetit. Në ngarkim të të ndaluarit, u kryen veprimet procedurale për veprën penale “Pornografia”. Në mesin e vitit 2013, ekspertë të policisë italiane erdhën në Tiranë, ku bashkë me blutë kryeqytetas kontrolluan 6 banesa, me qëllim gjetjen e personit që kishte kryer këto akte të turpshme. Nëna e vajzës kishte bërë denoncim te karabinierët, pasi e bija kishte dy vjet që kontaktonte me një burrë në rrjetet sociale, pra që kur ajo ishte 12 vjeçe. Këto kontakte dhe ngacmime të këtij burri misterioz që nuk gjendej dot nga policia, kishin të bënin me disa foto dhe filmime seksuale të saj. Ekspertët italianë asokohe kontrolluan 6 banesat dhe sekuestruan disa materiale informative. Ata i ishin afruar së tepërmi vendit nga vinte kontakti, derisa arritën të zbulonin që sinjali mbërrinte prej linjës telefonike të Dedejt, pra nga Vora, ku 68-vjeçari e kishte lidhur më pas telefonin me kompjuterin e tij.
Fotot e vajzës me dhëndrin
Më 28 janar të këtij viti, Policia e Shtetit, në faqen e saj zyrtare lajmëroi ekstradimin e Dedejt. Në njoftimin zyrtar thuhej se “Nga Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas, më datë 28.01.2016, u ekstradua për në Itali dhe iu dorëzua eskortës Interpol Roma, shtetasi në kërkim ndërkombëtar A.D, vjeç 68, banues në Vorë, Tiranë, pasi më datë 22.05.2015, Gjykata e Salernos/Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penalë “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitura”. Nga ana tjetër, më 29 janar, Prokuroria e Salernos doli në një konferencë për shtyp, ku përmes zëvendësprokurorit, Roberto Penna, u dhanë detajet e këtij operacioni tepër të rëndësishëm. Në fillim u renditën teknikalitet ligjore dhe fakti që pas arrestimit, direkt sapo mbërriti në aeroportin e Fiumiçinos, Dedej u dërgua në Burgun Rebibbia. Sakaq, u theksua se në Shqipëri u ekzekutuan letrat ndërkombëtare të porosive dhe në hetime mori pjesë dhe zëvendësprokurori i Salernos së bashku me specialistët e policisë dhe Interpolit. Në njoftimin zyrtar të prokurorisë thuhet se “U kryen kontrolle në periferi të Tiranës dhe kërkime të shumta u zhvilluan në një shtëpi. Si rezultat i tyre, u konfiskua një hard disk në posedim të të dyshuarit, nga i cili u nxor një kopje, nëpërmjet analizës kompjuterike, veçanërisht ekspertizës komplekse në hard disk, policia gjeti shumë prova, ku ndër të tjera përmenden 52 imazhe pornografike të fëmijëve, shumë fotografi të vajzave të reja, të prodhuar me webcam dhe disa foto intime të mbesës së tij të mitur. Gjithashtu, u gjetën disa fotografi të vajzës së rritur të Dedejt, teksa ajo kryente akte seksuale me bashkëshortin e saj, fakt i cili vë në dyshim personalitetin e këtij personi, që me sa duket ishte kthyer në makth për të gjithë familjen. Sapo vajzës nga Salerno i janë treguar fotot dhe disa elementë të tjerë, ajo e njohu vendin, pra dhomën që kishte parë gjatë chat-it me Dedejn”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency