Sondazhi: Sistemi gjyqësor më pak i besuari nga qytetarët, më pas qeveria

0
139

sondazhi-655x356Sistemi gjyqësor është më pak i besuari nga qytetarët në Shqipëri. Sondazhi i besimit në qeveri për vitin 2015  tregon se pas gjyqësorit,  rënien më të madhe të besimit e kanë pësuar parlamenti, sistemi shëndetësor dhe arsimi.

Aleka Papa: Institucioni me vlerësimin më të ulët publik në lidhje me përformancën e tyre për vitin 2015 janë gjyqësori me 67% dhe partitë politike me 63%.

Sipas raportit, 1 në 3 qytetarë raportojnë se kanë qenë dëshmitarë të një rasti korrupsioni. Më i përhapur ky fenomen vlerësohet në qeverisjen vendore.

Aleka Papa: Të gjithë e tregojnë se përballja personale me korrupsionin është më e lartë në qeverisjen vendore sesa në qeverisjen qëndrore.

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito deklaroi se disa shërbime janë përmirësuar pavarësisht përceptimit.

Duke marrë si shembull shëndetësinë, Harito deklaroi se dhënia e disa shërbimeve me konçension është e domosdoshme.

Milena Harito: Përsëri perceptimi nuk u drejtua drejt shërbimit, por drejt mënyrës sesi realizohet kjo gjë, që ka plot arsye të vetat dhe arsyet janë shumë të qarta në fakt përse partneritetet publike-private janë domosdoshmëri tek ne në Shqipëri, janë domosdoshmëri në të gjithë Ballkanin.

Sipas politologut, Afrim Krasniqi, rënia e besimit në arsim dhe shëndetësi  ka ardhur si pasojë e premtimeve të shumta në një kohë që nuk është realizuar asnjë.

Afrim Krasniqi: Arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë ku  janë premtuar reforma të thella. Madje në arsim ky sondazh vjen në bazë të dy ligjeve, mbi arsimin parashkollor dhe pastaj mbi arsimin e lartë. Dhe do duhej të kishte rezultat krejt tjeter. Çfarë tregon se midis pritshmërive dhe premtimeve, rezultatet konkrete kanë një diferencë të madhe dhe ky është një mesazh sidomos për politikën vendimarrëse.

Shqiptarët e kanë nivelin më të lartë të besimit në strukturat euroatlantike, NATO dhe Bashkimi Europian.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency