Ndocaj nga Dibra: Do të bëhem kryetar partie

0
162

Ndocaj-640x480Deputeti socialist, Eduard Ndocaj, paraqet platformën e tij si kandidat për kreun e Partisë Socialiste, përballë kryesocialistit Edi Rama, ku dhe nga dita e djeshme ka nisur fushatën duke qenë i pranishëm në disa takime me strukturat e PS në Qarkun e Dibrës. Së bashku me kreun e PS-së për Dibrën, deputetin Ulsi Manja, kandidati për PS-së ka parë nga afër zgjedhjet që po zhvillohen në këtë degë për krerë të organizatave socialiste, kjo me kërkesë të tij për të ndjekur çdo proces brenda së majtës. Ai ka paralajmëruar edhe takime të tjera në bazë nga jugu në veri. Deputeti Ndocaj, i cili do të jetë përballë Ramës dhe deputetit tjetër që ka shpallur kandidaturën për drejtues të PS-së, nëse do të ketë zgjedhje më 19 mars kur do të mbahet kongresi i partisë, pritet që të dalë me platformën e tij që bazohet në 10 shtylla kryesore. Por paraprakisht, burime zyrtare pranë deputetit Ndocaj bëjnë me dije se do të ketë edhe një vendimmarrje të tij për një tjetër post që mban, atë të nënkryetarit të Partisë Kristiandemokrate. Nëse deri më 19 mars, PS do të vendosë të ketë zgjedhje për kryetarin e saj (edhe pse deputetët flasin thjesht për një rimandatim), atëherë ajo çka i mbetet Ndocajt është që ta lërë postin e nënkryetarit të PDK-së. Gjithsesi platforma e tij me 10 shtylla kryesore ka si çështje të parë prishjen e koalicionit me LSI-në. “LSI është krijuar si një parti për pazare dhe ego personale. Elektorati i LSI është i majtë. Nuk ka kuptim aleancë me elektoratin tonë. Ne duhet të hapim partinë që ata të rikthehen te Partia e tyre. Kjo ftesë përjashton drejtuesit e LSI, të cilët e kanë thyer filozofinë e PS duke qeverisur me Berishën. Të gjithë të tjerët janë të mirëpritur të rikthehen tek PS, tek Partia më e madhe në vend”, thotë Ndocaj. Si pika të tjera ka rikthimin e figurave të rëndësishme të PS-së, hapjen e partisë, futjen e konceptit të meritokracisë, demokratizimin, zbatimin e dekriminalizimit si dhe përfaqësimin e diasporës në parti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency