Devoll/ Arrestohet drejtori i Shëndetit Publik, dha tender fiktiv për rikonstruksion godine

0
334

nallbati-640x405Policia e Devollit ka vënë në pranga drejtorin e Shëndetit Publik të kësaj bashkie. Valent Nallbati akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas Prokurorisë së Korçës hetimet ndaj Nallbatit kanë nisur pas një letre anonime të mbërritur në zyrën e saj, në të cilën kallëzohej fakti se nga ana e Drejtorit Rajonal po zhvillohej një procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit që ai drejton. Në letër thuhej se drejtori kishte kryer disa pune ”dekorative” me shpenzimet e tij dhe për këtë arsye po zhvillonte një tender fiktiv, për të marrë pas paratë që kishte shpenzuar. Gjithnjë sipas kallëzimit, ishte paracaktuar edhe një kompani me qendër në Tiranë, e cila që do të fitonte tenderin.

Në kuadër të veprimeve verifikuese, Prokuroria e Korçës konstatoi se godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik ishte rikonstruktuar në vitin 2011 dhe ndërkohë nuk po kryhej asnjë punim në të. Në vijim, u konsultua buletini i Prokurimit Publik, në të cilën u konstatua se ishte bërë procedura e tenderit për rikonstruksionin e godinës dhe ishte shpallur fituese një kompani me seli dytësore në Kamëz, Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency