Trump: Racizmi im, vetem për të pasur audiencë të madhe dhe të inatos njerëzit

0
172

Donald_August_19_(cropped)Donald Trump, i cili ka ndërtuar një fushatë të tërë presidenciale mbi racizimin dhe ksenofobinë, ka pranuar se thotë me qëllim gjëra fyese e provokative vetëm për të mbajtur pas vetes shumë audiencë.

Trump u shpreh për New York Times se kur sheh njerëz në mitingjet e tij, thotë një frazë që ai e di që do i nxehë ata.

“Nëse bëhet pak e mërzitshme, nëse shoh njerëz që shpërndahen apo ndoshta mendojnë të ikin, i them audiencës: Ne do të ndërtojmë murin, dhe ata çmenden”- shtoi ai.

Trump e ka çuar frikën dhe ankthin e amerikanëve në një nivel tjetër, duke propozuar dëbimin e të gjithë emigrantëve pa dokumenta dhe ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency