Tabaku: Qeveria po shfrytëzon hapësirat ligjore për kontrata klienteliste prej miliona eurosh

0
137

joridaKoncesionet, Partia Demokratike prej muajsh i ka denoncuar si fushën ku qeveria ka përqëndruar aksionin e vjedhjes së pasurive publike të qytetarëve.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, tha se nën emrin koncesion, kjo qeveri po shfrytëzon hapësirat ligjore për të firmosur kontrata prej miliona euro me klientët e saj.

Tabaku: Koncesionet e sotme janë tendera që i jepen një klienti ose një tjetri, me arsyen e vetme që po tja japin me tender kanë një afat të caktuar për shërbimin. Ndërkohë me koncesionin dhe partneritetin publik-privat afati është më i gjatë, më shumë se 3 vjet, është deri në 10 viet. Kështu që janë duke shfrytëzuar mënyra të ndryshme ligjore, thjesht për të përzgjedhur miqtë dhe klientët e tyre. Unë po marr dy raste të thjeshta, koncesionin në mjekësi, që e ka humbur koncepetin e cdo lloj koncesioni që vjen një investitor privat dhe investon në Shqipëri. Por është shteti që jep para një private për të kryer një shërbim që mund ta bënte shumë mirë shteti.

Koncesionet e firmosura në dy vite nuk sjellin, por marrin para nga arka e shtetit, tha Tabaku, ndërkohë sipas saj është goditur konkurenca e lirë.

Tabaku: Nuk është se po flasim për 10 kompani të ndryshme të huaja prestigjoze që vijnë dhe garojnë për të fituar ndeshmërisht një tender, por po flasim për fitues të paracaktuar me oferta të pakërkuara të cilat duhet të ishin përjashtimi nga rregulli dhe jo rregulli, sic janë bërë kohët e fundit dhe që po prishin sistemin e konkurrencës dhe që nuk po lejojnë as investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri.

Deputetja demokrate kishte një përgjigje dhe mbi akuzat e qeverisë se opozita i ka hapur luftë investimeve të huaja.

Tabaku: Kushdo që ka dëshirë të vijë të investojë në Shqipëri, shikon disa elementë bazë që lidhen me çështjen e pronës, me sigurinë fiskale, me parashikueshmërinë fiskale, sa shpejt i zgjidhin gjykatat çështjet dhe fatkeqësisht për këto të treja Shqipëria ka pasur hapa pas sipas raportit Doing Business.

Dështimin me kompaninë Crown Agents, e pranuar dhe nga vetë ministri i Financave, Jorida Tabaku, tha se qeveria duhet ta marrë si shembull dhe për koncesionin e mbledhjes se TVSH-së.

Tabaku: Ministri i Financave duhet ta marrë dhe si shembull për koncesionin e TVSH, sepse po bën të njëjtën gjë me TVSH. Ne ja shpjeguam shumë mirë që një i jashtëm nuk mund të vijë dot dhe të administrojë sistemin tonë fiskale. Me Croën Agent ndodhi pak a shumë e njëjta gjë. Ishte një ekip i huaj që ofron asistencë për ekipin e doganave. Ministri i Financave ka mbrojtur me një patos të jashtëzakonshëm në Parlament  dhe na akuzoi se në po hedhim baltë mbi partnerët tanë britanik. Ndërkohë sot është ai që ngreh të njëjtat shqetësime që ngritëm ne.

Deputetja Jorida Tabaku, e cila është pjesë e grupit të punës për hartimin e programit ekonomik të demokrateve, tha se së shpejti do të prezantohet paketa e plotë me ndryshime ligjore e fiskale, çka do të garantojë investime, lehtësi për biznesin dhe rritje ekonomike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency