Rusi/ Putini urdhëron shkencëtarët të zbulojnë vaksinën kundër virusit Zika

0
190

 

zz-173-350x197Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar shkencëtarët rusë të zbulojnë vaksinën kundër virusit Zika.

Edhe pse Rusia nuk rrezikohet nga ky virus, presidenti Putin ka shprehur shqetësimin se ende ekziston rreziku që përmes njerëzve që udhëtojnë me avionë nga Amerika Jugore dhe Qendrore, të sjellin virusin në vend.

Virusi Zika përhapet përmes mushkonjave në disa pjesë të Afrikës dhe të Amerikës.

Simptomat e sëmundjes janë të buta, por virusi mund të shkaktojë probleme serioze tek gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi Zika “po përhapet në mënyrë marramendëse”.

“Ne e dimë se nuk jemi të kërcënuar nga epidemia për shkak se nuk kemi faunën natyrore ku përhapet infeksioni”, tha Veronika Skvorstova, ministrja ruse e Shëndetësisë.

Shkencëtarët rusë shpresojnë se deri në mars do të kenë të gatshëm patentën për testim dhe planifikojnë që vaksinën ta eksportojnë në vendet e prekura nga virusi Zika.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency