Sistemi, apo individi

0
166

Nga Brikena Bogdo

Këto ditë flitet, në mënyrë të tejzgjatur, për reformimin e sistemit të drejtësisë, si thelbin e mbarëvajtjes së shtetit dhe të luftës antikorrupsion. Përsëri, anashkalohet mekanizmi antikorrupsion, që nëse nuk gjendet, do të sjellë një dështim të paralajmëruar, të këtij sistemi. Tentativa për reformim të sistemit të drejtësisë, është që në fillesë, e dështuar, për sa kohë i lihet, në dorë, një oligarkie politike, një skakiere politike, të instaluar prej 25 vitesh dhe të kalbur, në llumin e pushtetit; gjysma e kohës së pushtetit diktatorial, duke na shndërruar në gjysëm diktaturë. Për sa kohë, zgjedhjet riciklojnë të njëjtat figura politike, jemi ndën pushtetin e oligarkëve politikë. Ende shoqëria shqiptare, është peng i emrave. Nëse largon disa të korruptuar, kjo nuk nënkupton, që pasardhësit janë të imunizuar nga korrupsioni. Bepe Grillo dhe Lëvizja e Pesë Yjeve, në zgjedhjet e fundit parlamentare në Itali, petendoi që nuk kishte në listat e tij njerëz me precedentë penalë dhe as me probleme fiskale. Por, ishin pikërisht ata, që u përfolën më së shumti, si të parët nga parlamentarët italianë, që u blenë nga kundërshtarët politikë, me vetëm 50 mijë euro.

“Nuk ka njerëz të pakorruptueshëm, varet nga çmimi që i ofron”, është kjo një teori por, që në Shqipëri është një realitet i hidhur.  Çdo individ, nga natyra e tij, është i shantazhueshëm dhe i mëkatar. Dikush e quan pjesë të qenies, apo natyrës njerëzore. Njeriu “Adam”, që joshet nga “molla”, nuk do shpëtojë fatkeqësisht, kurrë, nga mëkati fillestar, joshja nga materialja. Lufta e përjetshme njerëzore është largimi nga mëkati fillestar, apo minimizimi i efekteve të saj.

Shpesh, në shkrimet e mia, u jam kthyer formave klasike greke të demokracisë, që në thelb kanë patur minimizimin e abuzimit të pushtetit dhe të administratës. Politologë greke kishin gjetur, pikërisht formulën, gati ideale, antikorrupsion. Tre ishin elementet kryesorë që e bënin këtë formulë efikase, por që qëndronin me njëra tjetrën, në një zinxhir të pandashëm, ku  një element, po të mos funksiononte, i gjithë sistemi shkërmoqej.

Që nga dy arkondët, krerët e shtetit të cilët udhëhiqnin të dy, në të njëjtën kohë, e deri tek drejtuesit e administratës, të cilët nuk mund të qëndronin në detyrë më shumë se një vit, zgjidheshin vetëm një herë në jetë dhe zgjedhja e tyre hidhej me short. Zgjedhja me short, apo me votë, bënte diferencën, nëse një shtet do të forconte oligarkët, apo demokracinë. Këta politilogë grekë, i konsideronin edhe zgjedhjet me votë, forcim të pushtetit të oligarkëve. Ata quanin demokratike, vetëm zgjedhjet me short. Megjithëse, qëndronin tepër shkurt në detyrë, përgjatë ushtrimit të saj, ata kontrolloheshin nga një asamble. Më pas, me largimin nga detyra, jepnin llogari për detyrën e kryer.

Kjo formulë përjashtonte, kategorikisht, konceptin e liderit karizmatik, të gjatë, të bukur, kryesisht me batuta dhe mundësisht jo “eunuk”. (Gjatë gjyqësisë ndaj presidentit Klinton, në skandalin Lewinski, amerikanët u shprehën në një përqindje të konsiderueshme, se nuk donin një president eunuk). Fatkeqësisht, në kohët moderne, liderit i analizohet, së pari, luku, sa e besueshme është fytyra e tij, sa argëtuese janë batutat që lëshon rëndom, ose më saktë, sa e bën publikun, të besojë, të ëndërrojë. Në Shqipëri, politika zhvillohet si në një reality shoë, ku disa mediatikë zgjedhin disa figura mediatikisht tërheqëse, të ardhura nga hiçi, por që krijojnë emocione dhe suspans, afshe tek publiku, se si do jetë fundi i dramës, apo i dashurisë. Shqetësimi i drejtuesve mediatikë është, nëse ata plotësojnë parametrat fizikë, më pas, sa arrijnë të bëjnë shoë, përpara publikut. Në politikën shqiptare, mbeten deri tek shoë politik. Sistemi klasik demokratik grek nuk merrej me individin, i cili ishte në një qarkullim dhe rrotacion drastikisht, të shpejtë, duke u qartësuar për rrezikshmërinë e natyrës njerëzore, për t’u korruptuar. Politologët klasikë grekë, thelbin antikorrupsion, e mbështetën tek sistemi, i cili në një zinxhir elementesh, mundësonte minimizimin e korruptimit të individit, bashkëudhëtar i natyrës njerëzore.

Lind pyetja: Sa është e mundur, në kohët moderne, realizimi i këtyre formave klasike demokratike? Një nga alibitë e politikës, që të mos realizojë zgjedhje të shpeshta, për rotacion të shpejtë dhe të shpeshtë të ndividëve, është pikërisht, kosto tepër e lartë e zgjedhjeve. Format internetike, sot, e mundësojnë këtë. Por a jemi gati për këto forma të reja? Me makinën e kohës, do shkoja në një periudhë qindra vite përpara, ku çdo njeri posedon makinën e vogël, të quajtur komjuter, ku ndihet njeri-qeveri, njeri-parlament, njeri-pushtet, sovran i  fateve të tij. Kjo kuti e vogël, po shihet si mjeti, që do e trasformojë individin, në një qenie tejet të fuqishme, të lirë dhe të pavarur, nga çdo pushtet. Këta njerëz, që i shndërron të fuqishëm liria dhe pavarësia, ngrenë detyrimisht sisteme të fuqishme dhe detyrimisht, të zbatueshëm nga të gjithë. Në një nivel të tillë lirie, pavarsie, barazie, këta njerëz, detyrimisht, ngrenë sisteme, që të mbrojnë këtë status të tyre. Të barabartë, përpara sistemit dhe zbatimit të sistemit. Kjo makineri, e quajtur kompjuterm do të sjellë ndryshimin e madh dhe do të mundësojë format klasike greke të demokracisë, të rotacionit të shpejtë dhe të shpeshtë.

Por, si do të modernizohej sot, zgjedhja me short, ardhur hershëm nga epokat dhe shumë mirë  mund të konsiderohet e pazbatueshme, apo utopike, në një shoqëri të zhvilluar dhe të zgjeruar numerikisht. Këtë e mundëson, jo më zgjedhja politike, por zgjedhja kompjuterike. Të gjithë kanë akses, të gjithë votojnë shpejt dhe në kohë reale, gjë që do të ndryshojë rrënjësisht mendimin politik dhe do ulë fuqinë e oligarkëve. Gjithkush është prezent dhe pjesmarrës, gjykues dhe realizues, formë moderne e referendumit, ku interesat reale publike zgjidhen nga vetë komuniteti. Qytetarë, gjithmonë e më tepër aktivë, në vendimmmarrje. Rrjetet sociale e quajnë, politikë pjesëmarrëse, nëpërmjet platformave të hapura Ëeb, por që sjellin persona realë, në parlament. Ideja është, të jesh pjesëmarrës, direkt nga baza, jo vetëm zgjedhës, por protagonist i jetës publike. Demokracia pjesëmarrëse on line, është një formë kontemporane demokratike. Qytetari thirret në formulimin e propozimeve dhe diskutimeve, për çdo mendim të hedhur, për të arritur në një sintezë, jo vetëm në dhoma deputetësh, por në çdo shtëpi, në rrugë dhe në rrjete sociale.

A ka një fillesë idea e “demokracisë pjesëmarrëse on line”? Ross Perot, në vitin 1993, në SHBA, mendonte një model pjesëmarrës. Qyetari zgjohet, ha mëngjes dhe shtyp një buton për të dëgjuar vendimet e administratës, për një temë X. Për Novellin, doc. në Universitetin e Romës, “Sot votohet një njeri i zakonshëm. Deri dje, zgjidhej elementi më i mirë i shoqërisë. Por, edhe në këto plataforma, egzistojnë elita dixhitale, ku qytetarët delegojnë, atë që ka akses dhe kapacitet, që të zhvillojë tematikat. Kjo, sigurisht, do të ketë problematikat e veta, por e diferencon thellësisht nga partitë, të cilat janë tepër të mbyllura. Këtu qëndron dhe diferenca strukturale, pasi partitë e kanë të vështirë, të hapen. Këto platforma të reja, sigurisht që kanë nevojë, të shoqërohen me një evolucion kultural dhe social, të edukosh qytetarinë, në pjesëmarrje. Kjo kërkon kulturë, pjesëmarrje dhe një shoqëri shumë më dinamike”.

Eksperimente të suksesshme, në kuadër të demokracisë pjesëmarrëse, nuk mungojnë. Pika e nisjes është hyrja e qytetarëve tek informacioni i administratës publike, përmes “open data” (transparenca e të dhënave publike). Cavin Housëith, menaxheri i sindikatës së Chicago-s ka folur për rezultatet e rëndësishme, që janë arritur, përmes afrimit të qytetarëve, me punët publike, nëpërmjet të dhënave të hapura. Duke u spostuar në aspektin teknik, të pjesëmarrjes kolektive, platforma “liquid feedback”, e hartuar nga partia “Pirate”, në Gjermani,  është një rast ekzemplar. Një platformë e kompletuar por, jo me përdorim banal, që funksionon shumë mirë, në rastin e kësaj partie. Por, ky system, për momentin, është i vështirë për t’u arritur nga një përdorim masiv dhe për t’u modifikuar, për të lejuar përdorimin e një baze zgjedhore, komplekse, siç është ajo e Lëvizjes 5 Yjet, në Itali.

Sistemi on- line do të mundësojë edhe elementin e tretë të demokracisë klasike greke, kontrollin. Zbardhje on line e çdo pune publike, i cdo preventivi (kyçi i korrupsionit). Në rastin e reformimit të sistemit të drejtësisë, debati i ditës, kyçi i kontrollit dhe e mirëvajtjes së sistemit, është zbardhja on line e të gjitha vendimive të gjyqtarëve, ku çdo individ, të ketë akses. Këtë ka zgjidhur sistemi gjerman, i cili ka një kontroll të rreptë të të gjithë vendimeve e gjyqtarëve. Më pas, është një asamble e cila vlerëson punën e tyre, duke nxjerrë jashtë sistemi, të gjithë ata, që abuzojnë.

E imagjinuar si liria individuale, apo e medias, nëpërmjet internetit, por e paimagjinuar si marrja e pushtetit, nëpërmjet internetit. Të zerosh oligarkët politikë, është hap i parë dhe jo i pakët. Të fitosh me metoda të reja internetike, kërkon detyrimisht dhe forma të reja për t’i mbajtur ato. Këto forma të reja sjellin edhe njerëz të rinj, duke përmbysur koncepte. Sot, që ka marrë përmasa të rrezikshme blerja e pushtetit, interneti është një nga format amortizuese. (ja që u merrka pushteti dhe pa thasët me miell).

Ajo kutia e vogël, që u fut në shtëpitë e amerikanëve, në vitet ’60, duke fituar popullaritet, sot po fiton pushtet. Por, a jemi ende gati për këtë “revoluvion ideshë politike” dhe mendimesh, të lidhura në një linjë internet dhe një platformë të bashkërenduar? Sigurisht, sistemi manifeston edhe problematika. Kush verifikon? Kush garanton? Kush kontrollon? Sasia, a e humb cilësinë? Koncepti “parlamentari një njeri i zakonshëm, jo më i miri, ardhur nga shorti, a përçon  një evolucion politik? Gjithsesi, mbetet një revolucion politik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency