Meta: Shqetësohem për popullin shqiptar, jo për politikën

0
175

 

metaIntervista e Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani në TV KLAN (Pjesa II)

 

Për cilin ish-kryeministër të përmendur në çështjen CEZ-DIA e keni fjalën?

Unë nuk merrem me emra. Po të doni mund të vini në zyrën time, aty e kam dosjen, është 1 mijë faqe. Dhe Clifordi e kishte përdorur këtë në gjyq për të treguar që DIA kishte shfrytëzuar zyrtarët. Ishte taktika e Clifordit për të dëmtuar DIA-n në interes të shtetit shqiptar, pasi DIA kërkonte 130 milionë euro kundër shtetit shqiptar.

Që i humbi në arbitrazh…

Megjithatë, dhe një herë tjetër, për të qenë fare të qartë, e theksoj se ky ka qenë një operacion mafioz, politik, në mënyrë të veçantë financiar,  mediatik, i cili në mënyrë frenetike, siç shprehej studio në fund fare, në letrën e fundit u përpoqën të krijonin konfuzion dhe të dëmtonin procesin kundër shtetit shqiptar në mënyrë që shteti të humbiste 130 milionë euro. Dhe ju e kuptoni që 130 milionë euro është një shumë e madhe nga e cila do të përfitonin shumë, por do të humbnin shqiptarët dhe natyrisht goditej Ilir Meta politikisht, goditej Sali Berisha. Dhe kjo ishte e programuar, por natyrisht që në fund fare do të goditej dhe Edi Rama, sepse  do të humbnin 130 milionë euro. Pa dyshim që këta shqiptarë për këtë çështje do të kërkonin një përgjegjësi ndaj qeverisë, ndaj Kryeministrit, ndaj ministrit të Energjisë. Por e vërteta, e cila asnjëherë nuk u theksua nga mediat, të cilat për fat të keq i jepnin jehonë manipulimit të agjencisë me qendër në Beograd, e cila i referoi Clifordit…

Mua më thanë që financohet nga Sorosi. A është e vërtetë? A keni dëgjuar gjë?

Këtë gjë nuk e di, por di që kur ka dalë kjo çështje, zoti Vasili ka thënë se e vërteta e kësaj, akuza ndaj Metës është sa ishte e vërteta e sondazhit të Soros-it në janar të vitit 2013 për LSI-në, ku LSI-në e nxori me 1% dhe parti të pestë, pastaj rezultatin ju e dini mirë se si doli. Pra, nuk e di tamam, por ndoshta Petriti ka pasur ndonjë informacion më të plotë se unë. Ajo që dua të them është se menjëherë kjo kompani është treguar mjaft korrekte. Pra, kjo studio ligjore, pasi është bërë kjo akuzë, ka bërë një deklaratë mjaft të shkurtër, por të qartë.

E bëri tani…

Jo, kjo është tjetër.

Ajo që thatë se nuk keni përmendur emër?

Jo, nuk kemi përmendur emrin e z. Meta për asnjë çështje korrupsioni.

Ka dalë kjo në media?

Ka dalë shumë pak.

Ndoshta nuk iu dha rëndësia e duhur?

Nuk ka rëndësi. Ata mbajtën qëndrimin e tyre, por nuk bënë një shpjegim më të plotë, sepse çështja ishte në arbitrazh.

Arbitrazhi mbaroi…

Ata, duket qartë dhe nga mënyra se si e kanë formuluar letrën, nuk donin të hynin në një debat, i cili përmes kësaj zhurme, synonte të dëmtonte OSHEE-në dhe shtetin shqiptar në gjyq me qëllimin që pala që donte të merrte 130 milionë euro,  që sponsorizonte të gjithë këtë sulm, të arrinte të gjitha objektivat e saj; objektiva politike, objektiva financiare e kështu me radhë. Dhe pas objektivave financiare përsëri objektiva të reja politike.

Ato janë bashkë, sigurisht. Kush qëndron pas këtyre sulmeve? Unë e di që nuk mund t’i vini dot një emër dhe një mbiemër sot këtu, por që të gjitha…

Kjo është çështje e institucioneve të shtetit, nuk është çështje imja si Kryetar i Kuvendit.

Çfarë do të thotë kjo?

Janë institucionet që duhet të gjykojnë.

Kush e do kokën tuaj politikisht, Ilir Meta? Pse të mos e themi? Kjo histori ka vite, nuk është hera e parë…

Për mua nuk ekziston asnjë shqetësim. I vetmi shqetësim imi gjatë asaj periudhe ka qenë vetëm një, që shteti të mos humbiste 130 milionë euro, sepse nuk ishte më asgjë e rëndësishme…

Nuk është vetëm afera e CEZ-it. Akuzat ndaj jush kanë qenë të tmerrshme, të forta…

Këto akuza shqiptarët i ndëshkojnë me votë. Unë nuk kam asnjë shqetësim për këtë gjë. Shqiptarët janë mësuar, janë tejngopur me këto sulme të paprincipta.

Ju ndërkohë nuk keni bërë asnjë gjë, nuk keni hedhur njeri në gjyq, nuk keni kërkuar të hapej një çështje ndaj kësaj historie.

Pse? Gjyqin më të mirë të një politikani ia bën vota e popullit. Kështu që unë nuk ndiej asnjë shqetësim.

Pra, ju prisni votimet?

Po, patjetër, kjo është normale. Po të rri unë të merrem me të gjitha gazetat se çfarë thonë, çfarë shpifin…

Gazetat janë instrumentet. Puna është se kush është njeriu, ose një grup i vogël njerëzish…

Të jetë kush të dojë, nuk më shqetëson kjo gjë. Mua do të më shqetësonte në qoftë se shteti do të humbiste 130 milionë euro. Kjo do të ishte diçka mjaft e rëndë për qeverinë, për mazhorancën dhe për çdo shqiptar, se në fund fare do të bëheshin më pak shkolla, më pak spitale, më pak vepra publike. Ju e dini që dhe kështu siç jemi, jemi në vështirësi.

Fiks në momentin kur Vangjel Dule doli hapur kundër Ramës dhe tha se ishte nga krahu tjetër, nga Berisha. Sot Koço Kokëdhima e sulmoi Vangjel Dulen në Vlorë. Arrestohet Spiro Ksera. Janë të gjitha koincidenca këto Ilir?

Nuk besoj se është kaq e lidhur historia.

Nuk ka lidhje thoni ju?

Nuk e besoj, sepse nuk dua të paragjykoj.

Vetëm unë e kam trurin skiç fare që shoh lidhje të tilla?

Kjo është dhe detyra jote si gazetar, që të spekulosh pak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency