Lëndë narkotike në autobusin e FRESSH-it në Turqi, flet Artur Micko

0
243

MICI5878_400x400Nënkryetari i FRESSH, Artur Micko, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga gazeta “Panorama” për ndalimin nga policia turke të autobusit me të cilin udhëtonin rreth 40 të rinj të forumit të PS-së, pasi dyshohej për lëndë narkotike. Më poshtë sqarimi i tij për këtë ngjarje.

“Duke marre shkas nga nje lajm i rreme i botuar ne nje gazete te perditshme dhe me pas i kopjuar nga disa portale, nga gazetare qe nuk respektojne as standardin minimal te gazetarise, konfirmimin e burimit te informacionit, deshirojme te informojme publikum per sa vijon:

Nje grup prej 35 aktivistesh te FRESSH jane nisur ne date 28 Janar per nje udhetim drejt Stambollit, udhetim i kryer me nje autobuz te kompanise Fenix travel & tours.

Ne autobuz, pervec 35 aktivisteve te FRESSH, ka patur edhe udhetare te tjere me destinacion te njejte. Pasi eshte kaluar kufiri mes Shqiperise dhe Greqise, ndalesa e pare ka qene ne qytetin e Selanikut, ku pasagjeret kane kaluar naten ne nje hotel.

Diten e dyte ka nisur udhetimi nga Greqia ne Turqi dhe ne kufirin mes dy vendeve autobuzi eshte ndaluar per tu kontrolluar. Gjate kontrollit te mjetit, pasagjeret kane qendruar ne piken kufitare, jashte mjetit. Informacioni i marre nga autoritetet kufitare ishte se ne autobuz dyshohet te jete gjetur nje sasi lende narkotike e per pasoje shoferi i autobuzit, ndihmes shoferi, guida dhe nje tjeter person jane ndaluar nga policia. Pjeses tjeter te pasagjereve, pasi u jane dorezuar bagazhet, u eshte vene ne dispozicion nje tjeter mjet qe i ka derguar ne destinacion, Stamboll. I gjithe grupi i 35 aktivisteve te FRESSH eshte ne Stamboll ku po vazhdon programin e parashikuar. Asnje prej te ndaluarve nga autoritetet turke nuk i perket grupit te aktivisteve te FRESSH”, deklaron Micko.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency