Postimet e shpeshta në Facebook, domethëniet rreth lidhjes

0
168

fbNëse njihni dikë që ndanë në Facebook shumë të dhëna dhe fotografi të lidhjes së dashurisë, realiteti mund të jetë më i thellë pas asaj që tregohet se sa ‘të lumtur’ janë ata.

Psikoterapeuti Gary Neuman tregon se pse duhet pasur kujdes në ndarjen e detajeve me të tjerët.

Ju ndodh të shihni martesat apo lidhjet e miqve tuaj nëpërmjet fotografive dhe të ndiheni xheloz? Epo ndaloni të mendoni kështu.

Një studim i Universitetit në Toronto ka treguar se sa më shumë postime rreth marrëdhënies, tregojnë se pas saj mund të fshihet diçka më pak se ‘lumturia’.

“Pra sa më shumë që dikush thellon detajet rreth lidhjes, gjasat janë më të larta që në lidhjen e tyre të ketë probleme të cilat tentojnë t’i fshehin duke i treguar botës se sa ‘të lumtur janë’”.

Ekspertet thonë se një lidhje është më e suksesshme kur mbahen të fshehta detajet e saj në mes të dy partnerëve.

Neuman thotë se kur ju ndani me të tjerët, ato detajet që e bëjnë lidhjen tuaj, atëherë humbet lidhja e ngushtë që kanë partnerët.

Ai këshillon që të mos bëhen publike kaq shumë gjëra, në mënyrë që gjërat e vogla intime të ruhen vetëm në kujtimet tuaja.

‘Prandaj mos e krahasoni vetën me të tjerët, ju nuk e dini se çfarë fshihet pas gjithë atyre fotografive ‘të lumtura’, thotë ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency