Mister Bean pak pas divorcit nis bashkëjetesën me të dashurën e re

0
153

mister-bean-600x600Aktori i famshëm i filmit Mister Bean, Rowman Atkison vetëm pak javë pas divorcit ka filluar bashkëjetesën me të dashurën e tij 32- vjeçare Louise Ford. Ata janë shpërngulur në periferi të Londrës, në shtëpinë 4.65 milion paundëshe të Atkison.

Të dy janë në një lidhje prej gati dy vitesh dhe burime afër çiftit thanë për “The Sun” se ata janë njerëz shumë të rezervuar dhe fakti që po e çojnë marrëdhëninen e tyre në një fazë të tillë tregon se gjërat mes tyre janë bërë serioze.

E dashura e Mister Bean është gjithashtu një aktore komedish dhe së fundmi po merr pjesë në një serial të titulluar “Crashing”.

Mister Bean u nda nga bashkëshortja, nëntorin e kaluar pasi ajo nuk i duronte dot më sjelljet e tij të paarsyeshme.

Atkison, i cilësuar si personi më i pasur në botën e ekranit britanik, i bleu ish – bashkëshortes një shtëpi 21 milionë paund, vitin e kaluar, në pjesën perëndimore të Londrës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency