Procesi gjyqësor/ Akuzohet për akte terroriste, ish-imami i Leshnicës do gjykohet në mungesë

0
202

almirAlmir Daci akuzohet nga krimet e rënda se i është bashkuar grupeve terroriste që vepronë peërkrahe ISIS në Siri. Ndaj tij gjithashtu rëndojnë akuza se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për rekrutuar xhiadistë drejt Sirisë. Por ndërsda thuhet se ndodhet në Siri, ndaj tij Gjykata e krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor në mungesë. Në sallën e gjyqit ndodhej vetëm abvokati i caktuar nga shteti dhe babai i tij Xhevahir Daci. Ky i fundit tregoi se djali i tij nuk ka lidhje me xhihadistët dhe nuk ka vajtur në Siri për të luftuar përkrahë ISIS.
Babai i ish- imamit ishte njoftuar për datën e gjyqit dhe që në orët e para të mëngjesit kishte udhëtuar nga Pogradeci. Pas përfunditmit të seancës gjyqësore ai tha për mediat se djali i tij nuk ka lidhje me aktet terroriste. Dëshirën për të folur në sallën e gjyqit nuk e plotësoi dot. Trupi gjykues e shtyu seancën për shkak të procedurave për gjetjen e të pandehurit, i cili sipas babait të tij e ka lënë shqipërinë 4 vite më parë. Babai i Almir Dacit tha se djali I tij iku ka shqipëria pasi e hoqën si imam sepse nuk u fal në orarin e duhur. Një tjetër arsye e largimit ka qenë edhe gjendje e rënduar ekonomike. Ai tha se në momentin e largimit djali nuk e ka njoftuar. “Djali im nuk është terrorist”, tha babai i Almir Dacit. Ish-imami i Leshnicës, Almir Daci dyshohet si një nga organizatorët dhe rekrutuesit kryesor të besimtarëve musliman që kanë përfunduar në Siri, krah pjesëtarëve të grupeve që OKB-ja i ka cilësuar terroriste. Ai do të gjykohet në mungesë në Shqipëri për 3 akuza, ku përfaqësohet nga avokati i caktuar nga gjykata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency