Standard.al

Pagat e referencave / Profesionet e lira, ja kontributet e reja që do të paguajnë të vetëpunësuarit

pagat_1111Nga 41.2 mijë lekë në 73 mijë lekë në muaj. Per punonjesit fillestare ne fushat të ndryshme parashikohet një pagë 30% më e ulët, që vlen për tre vitet e para të punës, gjithnjë për efekt të sigurimeve.
Sejrie Baleta
Duke nisur nga muaji janar të gjithë individët që ushtrojnë një nga 23 profesionet e lira do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë në bazë të pagës së re të referencave. Në përcaktimin e këtyre pagave mbahen parasysh lloji i veprimtarisë profesionale, zona ku zhvillohet, vitet e punës në profesion, numri i të punësuarve dhe paga për të njëjtin profesion në sektorin publik. Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagat mbi të cilat do të llogariten kontributet. “Objekt i këtij vendimi janë personat e regjistruar si person fizik, me ose pa të punësuar, si dhe me ose pa punonjës të papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike në një ose disa nga profesionet e përcaktuara në aneksin nr.l, që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë. Sipas tabeles, pagat janë të parashikouar per 5 kategorie, në bazë të bashkisë ku ushtrohet aktiviteti, ndërsa në zonat rurale parashikohet zbritja me 20 % e pages referuese qe i perket asaj bashkie. Per efekt te pageses se sigurimeve shoqerore e shendetesore, nje page e farmacistit ne vend luhatet nga 47.7 ne 57.5 mije leke, nje programues IT kontrobuen per pagen deri ne 88 mije leke. Per vleresusin e pasurise paga reference luhate5t mes 55-74 mije leke ndersa avokatet e noteret do te paguajne sigurime per nje page mesatare mbi 61 mije leke ne muaj deri ne 73.8 mije leke. Deri ne kete nivel do te sigurohen edhe konsulente te fusha te ndryshme. Per arkitetet inxhinieret dhe projektuesit, paga reference eshte 51.9 deri ne 78.8 mije leke.
Paga mujore referencë (mijë lekë)
Farmacist 47.7 – 57.5
Programues IT 58.1 – 88
Vlerësues pasurie 55 -74
Avokat/Noter 61.2 -73.8
Përmbarues 46 -62.6
Konsulent/ekspert kontabël i regj. 55-73.8
Ekspert kontabël i miratuar 55-62.6
Arkitekt, inxhiner projektues 51.9-73.8
Ne vendimin e Keshillit te Ministrave parashikohen edhe profesionet ne fushen e mjekesise. Një mjek i përgjithshëm sigurohet për 45 600 lekë deri në 65 mijë leke.
Me e larte, paga reference eshte per mjeket e specilaizuar dhe dentistet, te cilet do te pagujne kontribute per nje mage mesatare mes gati 50 deri ne 73 mije leke ne muaj
Mjek i përgjithshëm 45.6 – 65
Fizioterapist 49.3- 66.1
Mjek specialist/dentist 49.8- 73
Per punonjesit fillestare ne fushat e mesiperme parashikohet nje page 30% më e ulët, që vlen për tre vitet e para të punës, gjithnjë për efekt të sigurimeve.

Comments are closed.