OSHEE: Po përditësojmë të dhënat për 1.2 milion kontrata, afati brenda 2016-ës

0
191

energjiProçesi i përditësimit të dhënave pritet të përmbyllet brenda vitit 2016.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se përditësimi i të dhënave ka për synim identifikimin e klientëve .OSHEE apelon qytetarët që të mos qëndrojnë në radhë në orët e paradites pasi zyrat e kujdesit ndaj klientit janë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po përditëson të dhënat për 1.2 milionë kontrata që ka me konsumatoret duke pasur si synim identifikimin e saktë të klientëve.

Drejtori i menaxhimit të kontratave deklaron se tashmë kompania po diskuton nëse abonentet privat dhe familjar që aplikojnë për kalimin e kontratave provizore në definitive mbas 31 janarit do të paguajnë ose jo.

Olsi Isufaj: “Procesi i përditësimit të të dhënave është parashikuar të mbyllet brenda vitit 2016. OSHEE po trajton dhe kontratat provizore të cilat do të kthehen në kontrata definitive. Në përfundim të procesit të përditësimit të të dhënave bazuar në analizat e kompanisë do ngelet në vendimarrjen e saj për të vendosur në qoftë se abonentët familjarë dhe privat që aplikojnë për kalimin e kontratave provizore në definitive mbas kësaj date do të paguajnë detyrimin ose jo.”

Ndërkohë OSHEE i bën apel abonentëve që të shmangin rradhët e gjata për të kryer pagesat në oraret e paradites pasi zyrat e kujdesit ndaj klientit janë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, përfshi dhe të shtunën.

Ndërsa të dielen sportelet qëndrojnë të hapur deri në orën 18.00.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency