Standard.al

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit/Vitet e komunizmit në kolonën e 10-të librave

Instituti i studimeveSejrie Baleta
Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit prezantoi dje tek Muzeu Historik Kombëtar, kolonën e re të librave të Institutit. Kolona e botimeve për vitin 2015 përfshinte gjithësej dhjetë libra. Në promovimin e librave ishin të pranishëm : studiues, historian, shkrimtarë e parsonalitete të artit dhe shkencës. Gjatë prezantimit të tyre fjalën i pari e mori drejtori ekzekutiv i kërij instituri Dr. Agron Tufa. Në fjalën e tijë ai falenderoi të pranishmit dhe foli në vija të përgjithsmë për punën kërkimore të bërë nga ky institut. “Në mendjen e gjithësecilit ka fragvente nga jeta e viteve të regjimt totalitarë. Shoqëria shqiptare nuk mund ti humbasë lehtë ato gjurmë që ka lënë ai regjim. Ne jemi këtu për të kujtuar nëpërmjet punës së institututi dhe shkrimtarëve të gjitha vuajtjet që solli regjimi i 45- viteve komunizëm”. Këta janë lista e librave dhe autorëve që prezantoi Dr. Agron Tufa.
“Mbijetesa në kasollen e lopës…” një romani memorietik i sjellë nga autori Sokrat Shtytit “
“ Me litarë në fyt” burgologji me autor Mhill Gjinaj
“Zërat e kujtesës” vëllimi i II i vetë Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
“Bashkimi Demokratik Shqiptarë 1946” paraqeten akte gjyqësore politike gjatë komunizmit në në Shqipëri 1 dhe ku libër vjen si përmblrdhjr nga vetë Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
“Lufta civile në Shqipëri 1943-1945” vëllimi 1nga Uran Butka
“Krahë të këputur” ky liber vjen nga autorja Alma Liçe
“ Burgjet dhe kampet e Shqipërisë Komuniste” me autor Kastriot Dervishi
“Vrasje në kufi në vitin 1990” përmbledhje dokumentesh nga Kastriot Dervishi
“Fjalor enciklopedik i viktimave të tërrorit komunist” nga Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit
Ndërsa gjatë fjalës së tij Drejtori i Instituti të Përndjekurve Politikë Bilal Kola theksoi: “ Iniciativa e kujtesës politike të martirëve të regjimit komunist është për tu përshëndetur .45 vite komunizëm me dorën e neveritshme të realizmit socialit kanë bërë që popullit ti kujtojë më tmerr ato ditë të jetuara në atë periudhë” . Por i pranishën gjatë këtijë prezantimi ishte dhe zëvëndësdrejtori i institucionit Mr.Çelo Hoxha . Ky i fundit foli pak nga tematika dhe përmbajtja e të 10 librave që u prezantuan. Ai duke folur për librin “Zërat e kujtesës” theksoi se është një libër me katër interviata me nga shtatëdhjetë faqe. Këtu janë të përmbledhura histori personale të personave të intervistuar që kanë vuajtur në forma të ndryshme dënimet që u bëri në padrejtësi realizmi sosialis. Libri “Me litarë në fyt” është një libër i shkruar mbi historinë personale të autorit pasi ai u dënua në atë kohë. Libri “Krahët e Këputur”, përshkruan historinë e një fëmije që ngelet i vetëm pasi prindërit i dënohen. Bëhët fjalë për një familje që dëbohet nga Tirana për në Elbasan. Libri me titull “Lufta civile në Shqipëri 1943- 1954” flet për fatet e atyre viteve dhe të gjitha padrejtësive që ju bënë popullti shqiptarë ku askush nuk e i portretizon ato vite si vite të një lufte civile sepse me të vërtetë të tilla ishin. Ndërsa nga ana tjetër nuk la pa folur dhe për romanin memoristik që mban titullin “Mbijetesa në kasollen e lopës ..”, i cili flet për jetën e përditshme të autorit dhe mjerimin me të cilën jetoi ai dhe familja e tij. Flet për ngjarje, vende dhe fragmente nga jeta reale.Ndërkohë të pranishëm gjatë këtijë aktiviteti ishin të pranishëm dhe aktorë nga jeta politike në vend. Partia Demokratike ishte e pranishme me përfaqësuesin e sajë të departamentit të të përndjekurve . Në fjalën e tijë ai theksoi: “Fatkeqësia jonë shëtë se ne gjendemi në minorancë. Qeveria që është në pushtet është qeveria e gjthë ature masakrave që i bëri populit shqiptarë në 45 vite komunizëm. Kjo është qeveria e vrasëve, e njerëzve pa dinjitet dhe e të gjithë atyre që masakruan një popull të tërë pëe 45 vite me radhë”. Por prania e të ftuarve ishte e gjërë. Në fjalën e sajë zëvendësministrja e mirëqënies sociale Genta Sula. Në fjalën e sajë ajo përshëndeti punën e bërë nga institute.“Dua tju përgëzoj për punën që keni bërë që po sillni në mëndjen e popullit të gjithë atë histori që ai e ka jetuar. Populli duhet ta njohë historinë e tij. Por gjithashtu dua të ndalem se sot është dhe dita përkujtimore e holokausit. Ne si popull kemi merita se si u erdhem në ndihmë çifutëve. ”

Comments are closed.