Grabitësi i çantave/ Shfrytëzonte rrugët pa ndriçim për të grabitur çantat e femrave

0
308

grabitesi-i-cantaveNjë i ri është arrestuar nga blutë e Fierit nën akuzën e vjedhjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë Erion Bako, 32 vjeç nga fshati Mbyet, Fier. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit brenda një dite të dy grave se u kishte vjedhur çantat. Sipas policisë, ditën e djeshme në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim 30-vjeçarja Y.N., e cila ka raportuar se në 23 janar, në lagjen “Apollonia” Erion Bako, i ka marrë nga krahu çantën ku ka pasur shumën 30.000 lekë (të reja) si dhe një aparat telefoni. Po ashtu, po të njëjtën ditë ka bërë kallëzim edhe S.B, 33 vjeçe, duke thënë se në të njëjtën datë dhe vend 32-vjeçari i ka marrë çantën ku ka pasur 6500 lekë (të reja) si dhe sende të tjera. Policia sqaron se vjedhjet kanë ndodhur në mbrëmje kur rruga kishte pak ndriçim. Pas denoncimit të dy grave, policia kreu kontroll në banesën e tij, ku i gjeti dhe sekuestroi 2 palë dylbi, 33 ora të markave të ndryshme si dhe sende të tjera, të cilat mendohet se i ka pasur sende të vjedhura. Po ashtu, policía po heton edhe raste të tjera grabitjeje të grave të qytetit nga ky person. Kjo, pasi në këtë komisariat janë shtuar shumë denoncimet e grave që ankohen për vjedhje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency