BE/ Refugjatët kërcënohen nga kriza pas dështimit të rishpërndarjes së tyre

0
163

kkkKriza e emigrantëve është kthyer në kërcënimin më të madh sot, jo vetëm për zonën e lëvizjes së lirë të “Schengen”-it, por edhe për vet projektin politik europian. Por, ku ka dështuar Europa me refugjatët?
Mbi një milion të tillë mbërriten në kontinentin e vjetër nga deti gjatë 2015-s; 34.125 janë ata që zgjodhën rrugën tokësore. Një fluks i tillë njerëzish nuk ishte parë në dekada të tëra.

Gabimet e bllokut, sipas BBC-së, fillojnë me faktin që 28 anëtarët nuk e arritën dot kompromisin mbi një mekanizëm të gjerë rishpërndarjeje të emigrantëve, çfarë do të lehtësonte barrën e vendeve mbi të cilat përplaset dallga e parë e të mbërriturve: Greqinë dheItalinë.

Deri tani nuk janë sistemuar veçse grupe shumë të vogla refugjatësh, e mjaft shtete nga Europa Qendrore dhe Lindore e refuzojnë pranimin e të huajve. Lëvizja e lirë në zonën e “Schengen”-it, sot është në rrezik serioz: Hungaria ka rrethuar me tela me gjemba kufijtë e saj me Serbinë, Kroacinë e Slloveninë; Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia, Norvergjia dhe Franca kanë rikthyer që të gjitha kontrollet në kufi.

E ndërkohë me mijëra emigrantë, pjesa dërrmuese refugjatë lufte nga Siria, vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë nga brigjet turke. Procesi i aplikimeve për azil është tmerrësisht i ngadaltë, ndaj qendrat e pritjes së emigrantëve janë të tejmbushura.

Gjermania, destinacioni kryesor i këtyre njerëzve, e njëkohësisht ajo që u shfaq si më tolerantja ndaj tyre, tani po e rimendon politikën e vet të dyerve të hapura, e pjesërisht edhe për shkak të inicidenteve të natës së Vitit të Ri në Këln e qytete të tjera të vendit.

Këtij ngërçi të madh, që po ngjason gjithmonë e më shumë me një nyje gordiane, i shtohet vendimi polemizues i Danimarkës për të kthyer në ligj, propozimin e sekuestrimit të sendeve me vlerë të azilkërkuesve, ndërsa një ditë më parë u bë publik draftraporti i Komisionit Europian, ku Greqia akuzohet se ka neglizhuar detyrimet për kontrolle në kufijtë e jashtëm të bllokut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency