Operacion i përbashkët/ Shqipëri- Itali, 17 të arrestuar për drogë dhe prostitucion 2 në kërkim

0
269

download (12)Grupi kriminal drejtohej nga shqiptarë. 19 persona ishin vënë në përgjim  prej kohësh. Ata ranë në pranga në sajë të operacionit “Tempesta 2015”.  Grupi kishte fitime kolosale si pasojë e trafikimit të femrave dhe lëndës narkotike.

Alma Çuka

Drogë e prostitucion. Këto janë akuzat e para kundër një grupi kriminal të përbërë nga shtetas shqiptarë, por që operonin kryesisht në Itali. Në një vit ata kishin arritur të shisnin në tregun Italian sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike, ndërkohë që dhjetëra vajza detyroheshin të prostituonin  për llogari të këtij grupi. Ndonëse  ishin  rënë prej muajsh në gjurmët e policisë së shtetit fqinj, shqiptarët që përbënin grupin e strukturuar criminal arritën të viheshin ënpranga vetëm mëngjesin e ditës së djeshme. Janë 17 shqiptarë të arrestuar, 5 prej të cilëve  brenda territorit të vendit tonë, dhe pjesa tjetër në Itali. Ndërsa 2 të tjerë ende nuk  janë kapur.  Policia Italiane I kishte vënë prej disa muajsh në përgjim disa prej pjestarëve të këtij grupi. Në operacionin e finalizuar mëngjesin e djeshëm mori pjesë edhe  Policia e Shtetit. Në njoftimin e saj Policia e Shtetit bënë me dije se, në bashkëpunim me policinë italiane, sllovake dhe atë belge, kanë finalizuar Operacionin Ndërkombëtar  “TEMPESTA 2015”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 17 shtetas shqiptarë, nga të cilët 5 janë arrestuar në vendin tonë, 11 në Itali dhe 1 tjetër në Sllovaki.

Hetimet

Nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete, ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, gjatë periudhës Shtator 2014 – Qershor 2015, është përfshirë në aktivitetin kriminal të shtytjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit si dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Autoritetet Gjyqësore të Milanos, kanë lëshuar 18 masa sigurimi arrest në burg dhe një detyrim paraqitje në ngarkim të personave të dyshuar. Ky grup kriminal, shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Evropa Lindore në Itali, në zonën e Milanos. Si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit në kohë reale të Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, me Drejtoritë e Policive Vendore Fier, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ZKQ Interpol Tirana si dhe Zyrën Ndërlidhëse të Policisë Italiane në Tiranë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në vendin tonë i shtetasve shqiptarë :  Edër Dorzi, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë, Dorian Sinani, 28 vjeç, arrestuar në Tiranë, Julian Lila, 25 vjeç, arrestuar në Fier, Ened Bare, 34 vjeç, arrestuar në Fier, Silvjo (Eduart) Ndrejaj, 29 vjeç, arrestuar në Durrës. Gjithashtu, pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit për identifikimin dhe përcaktimin e vendndodhjeve të personave të dyshuar si pjesëtarë të këtij grupi kriminal, është bërë i mundur arrestimi në të njëjtën kohë në Itali dhe Sllovaki i shtetasve: Haxhi Lamçaj, 39 vjeç, Griseld (Emiljano) Malaj, 34 vjeç, Armando (Denis) Meçaj, 29 vjeç, Orgert Osmani, 25 vjeç, Izmir Rizaj, 26 vjeç, Artan Ndrejaj, 34 vjeç, Indrit Ndrejaj, 28 vjeç, Mark Ndrejaj, 33 vjeç, Amarildo Salihasi, 26 vjeç, Lorenc Salihasi, 23 vjeç, Elvis Ziu, 34 vjeç dhe Bledar Malaj, 37 vjeç. Mes dy vendeve brendsa kësaj periudhe ka pasur komunikime të vazhdueshme me qëllim shkëmbimin e informacionit. Duket se personat, pjesë e këtij grupi, kanë funksionuar në bazë fisi. Janë të grupuar në tre -katër fise me qëllim që edhe vendimet brenda rrjetit  si dhe ruajtja e fshehtësisë të jenë të garantuara. Policia e Shtetit bënë me dije se do të vazhdojë të bashkëpunojë me homologët italianë për të identifikuar persona të tjerë.

Të arrestuarit në Tiranë

  1. Edër DORZI, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë.
  2. Dorian SINANI, 28 vjeç, arrestuar në Tiranë.
  3. Julian LILA, 25 vjeç, arrestuar në Fier.
  4. Ened BARE, 34 vjeç, arrestuar në Fier.
  5. Silvjo (Eduart) NDREJAJ, 29 vjeç, arrestuar në Durrës.

Të arrestuar në Itali dhe Sllovaki

  1. Haxhi LAMÇAJ, 39 vjeç.
  2. Griseld (Emiljano) MALAJ, 34 vjeç.
  3. Armando (Denis) MEÇAJ, 29 vjeç.
  4. Orgert OSMANI, 25 vjeç.
  5. Izmir RIZAJ, 26 vjeç.
  6. Artan NDREJAJ, 34 vjeç.
  7. Indrit NREJAJ, 28 vjeç.
  8. Mark NDREJAJ, 33 vjeç.
  9. Amarildo SALIHASI, 26 vjeç.
  10. Lorenc SALIHASI, 23 vjeç.
  11. Elvis ZIU, 34 vjeç dhe
  12. Bledar MALAJ, 37 vjeç.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency