Itali/ Vizita e Rouhani-t, italianët “veshin” statujat nudo romake

0

romeSyrit të mediave që shoqëruan presidentin iranian, Hassan Rouhani në vizitën e tij historike në kryeqytetin italian, Romë, nuk u shpëtoi një detaj i sikletshëm, si për organizatorët, ashtu edhe për të ftuarit.
Statujat romake nudiste të vendosura në Muzeun e Romës ishin të mbuluara për të mos “vendosur në siklet mikun iranian”.

Loading...

Ky detaj ndoshta nuk është përfshirë në takimet që Rouhani pati në kryeqytetin italian, por presidenti iranian u detyrua që të komentojë në lidhje me këtë në konferencën për mediat para nisjes drejt Parisit.

Ai tha se nuk është kërkuar një gjë e tillë nga delegacioni i tij dhe ia faturoi këtë italianëve “mikpritës”.

“Mua më duket më shumë një detaj gazetaresk. Nuk kemi patur kontakte për këtë detaj dhe as e kemi kërkuar. Mund të them vetëm që italianët janë një popull shumë mikpritës dhe bëjnë gjithçka për të rehatuar në maksimum miqtë e tyre”, deklaroi Rouhani.

Megjithatë, deklarata e tij nuk ka shuar polemikat. Në Itali mediat dhe opinioni publik ka nisur shigjetimin e autoriteteve. “Për të mos sikletosur mikun, sikletosëm gjithë italianët”, thotë moderatorja Myrta Merlino.

Ndërkohë, Ministria e Kulturës dhe stafi i kryeministrit italian, Matteo Renzi mohuan të kenë dhënë një urdhëresë të tillë dhe thonë se gjithçka është bërë pa dijeninë e tyre. Këto deklarata kanë bërë që sulmet të shigjetohen në drejtim të drejtorit të Muzeut.

Loading...