Statistikat/ Krimi, në një javë 97 të ndaluar, arrestohen 22 persona të shpallur në kërkim

0
143

 

KrimiskeneNë një javë në të gjith ëvendin janë kryer 97 arrestime ndërkohë 22 prej tyre janë persona të shpallur në kërkim. Po kështu shifrat tregojnë se po në një javë janë  marrë rreth 1630 masa  administrative për drejtuesit e automjeteve.Behët me dije se vijojnë kontrollet për persona në kërkim, persona me precedent penal dhe  armëmbajtje pa leje, verifikimin dhe ndjekjen e  konflikteve të dhunës në familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë  arrestuar e ndaluar 97 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar armë e municione. Janë kapur 22 persona që ishin të shpallur në kërkim 26 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor 9 persona për dhunë në familje 5 persona për armëmbajtje pa leje 10 persona për lëndë narkotike 10 persona për vjedhje në flagrancë 9 persona për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe për krime ndaj jetës 4 persona të arrestuar nga Krimi Ekonomik 2 persona për përndjekje dhe ngacmim seksual. Janë sekuestruar, kokainë, heroinë  e kanabis sativa, si dhe janë sekuestruar 7  armë zjarri dhe municione. Policia Rrugore ka vendosur 1698  masa administrative për shkelje të ndryshme të  Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 43 leje drejtimi, e bllokuar 4 automjete pa dokumentacion përkatës.  Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 86 persona në të gjithë vendin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency