Rrëshkitje dherash e gurësh në aksin Kukës-Shishtavec, rrezikohet jeta e kalimtarëve

0
164

kukesNgricat e krijuara gjatë ditëve të fundit në qarkun e Kukësit kanë shkaktuar rrëshkitje dherash e gurësh në aksin nacional Kukës-Shishtavec, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve që e përshkojnë këtë rrugë.

Njëra korsi e këtij segmenti rrugore që lidh shumë fshatra të Njësive Administrative Zapod,Topojan e Shishtavec është pothuajse e pakalueshme pas rrëshkitjes se masiveve të dherave e gurëve, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Kalimtarët bëjnë thirrje që të ndërhyhet menjëherë për pastrimin e mirëmbajtjen e kësaj rruge, pasi pasojat mund të jenë fatale për jetën e tyre.

Drejtuesi i mjetit: Gjithmonë kjo është rrezik për jetën, nuk i bie njeri pas kësaj rruge. Ka një muaj e gjysëm, prej kur kanë filluar reshjet e deri tani këtë avaz ka.

Pasagjeri: Këtu është rrezik se shemben gurët, Kukës-Shishtavec është në rrezik.

Pasagjeri: Rruga Kukës-Shishtavec është 100 herë më rrezik sesa Lojmja që ka mbetur e bllokuar.

Ky nuk është rasti parë i rrëshkitjes së dherave e gurëve në këtë segment, pasi sa herë që bien reshje apo përfshihet nga ngricat ky fenomen bëhet i shpeshtë.

Aktualisht kjo rrugë nuk mirëmbahet, pasi akoma nuk ka përfunduar proçesi i tenderimit mes Autoritetit Rrugor Shqipëtar dhe kompanive kandidate.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency