Reforma në Drejtësi, Llalla kundër draftit të qeverisë për prokurorinë

0
216

Kryetari i ILDKP Adriatik Llalla, gjate nje takimi mes krereve te Ministrise se Brendshme dhe drejtuesve te misionit PAMECA, ne hotel Sheraton.

Llalla: Krimet e Rënda të mos shkrihen, ndjekim modelin kroat. Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda kanë qenë model suksesi në vend. Ato nuk mund të zëvendësohen nga struktura të tjera. Po kështu edhe këshilli i Prokurorisë duhet të funksionojë sipas modelit krtoat, ku roli i prokurorëve të jetë domethënëës

Alma Çuka

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nga Kroacia ku ndodhet për një takim me homologun e tij Dinko Cvitan u deklarua kundër draftit të qeverisë për reformën në drejtësi, në pjesën ku flitet për prokurorinë.  Llalla deklaroi se reforma duhet të synojë forcimin e organit të prokurorisë së krimeve të rënda dhe jo shkrirjen e saj. “ Në vlerësimin e Prokurorisë Shqiptare, reforma duhet të synojë forcimin e kuadrit ligjor dhe funksional të institucioneve, duke u bazuar edhe në modelin e suksesshëm kroat”, tha Llalla gjatë takimit me homologun e tij. Modeli i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sipas Llallës ka rezultuar tepër i suksesshëm dhe shkrija e kësaj strukture, tha ai, dop të dobësonte drejtësinë në vend. Në bazë të ligjit të posaçëm, Prokuroria kroate është një institucion i pavarur me autonomi të brendshme, i ngjashëm me sistemin aktual të prokurorisë shqiptare. Pikërisht këtij modeli iu referua edhe kryeprokurori, kur deklaroi se drafti i qeverisë ka mangësi të theksuara të kuadrit ligjor.

Këshilli i Prokurorisë

Këshilli i Prokurorisë në Kroaci është një institucion i pavarur, i përbërë nga 11 anëtarë, 7 prej të cilëve janë prokurorë. Ky Këshill drejtohet nga një anëtar nga radhët e prokurorëve.  Ndërkohë në draftin e reformës së drejtësisë në Shqipëri, është parashikuar krijimi i strukturës së pavarur të Këshillit të Prokurorisë, me një shumicë të brishtë prokurorësh, por që do të drejtohet nga një anëtar jo-prokuror. Edhe për mënyrën e parashikuar në draft për organizimin e Këshillit, Prokuroria Shqiptare ka shprehur rezervat e saj. Në vlerësimin e Prokurorisë, modeli i Këshillit në Kroaci është mëse i përshtatshëm për institucionin shqiptar. Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk ka qenë dakord me draftin, pikërisht në këto pika. Sipas tij ndryshimi i modelit aktual do të dobësonte në maksimum rolin e prokurorisë, do ta bënte atë të varur nga politika. Në fund të takimit të tij, Llalla do të vizitojë edhe zyrat e USKOK, njësia e posaçme hetimore për luftën kundër korrupsionit. USKOK është një strukturë në varësi të Prokurorit të Përgjithshëm të Kroacisë, e cila ka një forcë të policisë gjyqësore në varësi të saj. USKOK është një model i suksesshëm, i cili është deklaruar në draftin e reformës në drejtësi në Shqipëri si mekanizmi i duhur për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Gjithësesi, ndryshe nga modeli kroat, Prokuroria Antikorrupsion në Shqipëri mendohet të funksionojë si një institucion i pavarur, pa asnjë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme. Kryeprokurori Llalla deklaroi se , rolin e USKOK-ut kroat mund ta luajnë më së miri Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda. Sipas tij këto njësi strukturore janë konsideruar histori suksesi gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe kanë nevojë për struktura të specializuara dhe burime të nevojshme njerëzore për të rritur efikasitetin e tyre në luftën kundër korrupsionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency