Kërcënon ish bashkëshorten, arrestohet 27-vjeçari

0

1453800551prangapranakagaraparsNjë 27-vjeçar ka kanosur për jetën ish bashkëshorten e tij, teksa mbante vetë fëmijën që gjykata ia ka caktuar të ëmës.

Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit pasditen e të hënës. Ervin Saliaj, 27 vjeç, me precedent të mëparshëm të dhunës në familje, ka shkuar në ambientet e punës së ish bashkëshortes, në një agjenci udhëtimi, E. S, 27 vjeçe.

Patrullat e policisë pasi janë lajëruar, kanë shkuar menjëherë në vendngjarjëe duke neutralizuar dhe ndaluar 27-vjeçarin.

Çifti ishte i divorcuar dhe kanë një fëmijë 3 vjeç, të cilin gjykata ka vendosur ta mbajë nëna. Por Saliaj e mban vetë dhe nuk e kthen në kundërshtim me vendimin e gjykatës.