Itali/ Asnjë gjurmë e shqiptarëve, por gjendet i djegur “Audi” i verdhë

0
196

015343948-126c286d-102f-4281-b9e4-778eb684c851Është gjetur e djegur gjatë natës  makina tip “Audi” e verdhë e cila për disa ditë me radhë ka shkaktuar vjedhje e panik në rrugët e provincat e zonës verilindore të Italisë.

Audi është gjetur plotësisht e djegur mes komunave One’ di Fonte dhe Asolo të Trevizos. Ende nuk ka asnjë gjurmë të tre keqbërësve që udhëtonin me të me shpejtsi 270 km në orë duke shkaktuar dhe një aksident rrugor ku gjeti vdekjen një shtetase ruse.
Shqiptari A.P 32 vjec, fotografia e të cili sëbashku me dy miqtë e tij është pubikuar nga mediat italiane si autorë të  kësaj ngjarjeje, është vërtetuar nga autoritetet italiane pa asnjë lidhjeje me këtë ngjarje.

Është vërtetuar alibia e tij se gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar në qytetin e Torinos.

Shqiptari A.P në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se është dorëzuar vullnetarisht në policinë  italiane pasi të afërmit nga Shqipëria e kanë informuar për fotografinë e tij  të shpërndarë në gazeta e televizione si anëtar i bandës grabitëse.

“U dorëzova pasi kisha frikë se më shihnin në rrugë e më  qëllonin”, ka thënë ai.

“Pas marrjes së urdhërit të dëbimit më 13 janar kam qëndruar tek disa miq në qytetin e Torinos. Policia mund të marrë të gjitha videokamerat e të vërtetojë  qëndrimin tim në këtë qytet. Fotografia e shpënrdarë është e një viti më parë në një stacion metroje e ka qënë një polic që na e ka bërë”, ka deklaruar ai.

Shqiptari A.P gjendet aktualisht në një qëndër identifikimi për emigrantët në Torino në pritje të riatdhesimit të tij në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency