Vizita në Spitalin e Beratit, Rama dhe Beqaj inspektojnë rapartin e kirurgjisë

0
290

Rama beratPërfundimi i instalimeve të kabinetit  në  repartin  e  kirurgjisë në spitalin e Beratit është inspektuar nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj . Rreth 500 pacientë nga Berati që deri tani i drejtoheshin QSUT-së, do të marrin shërbimin në këtë spital, ku tashmë janë instaluar dhe aparaturat e reja. Spitalet rajonale u vijnë në ndihmë qytatarëve sidomos në rast të urgjencave të shpejat, ku qytatarëve u duhet të marrin menjëherë ndihmën e parë. Gjatë vizitës së tijë  në repartin e ri të kirurgjisë në spitalin e Berati ministry Beqaj është shprehur:  “Çdo javë, rreth 10 sëmurë [nga Berati] detyrohen të shkojnë në Tiranë, ose ta bëjnë privatisht, duke paguar lekë në dorë, vetëm për provën ushtrimore. Këtë vit, 500 vetë do ta marrin shërbimin në spitalin e Beratit, duke shmangur kohën që harxhojnë dhe shpenzimet, por do të na lehtësojnë edhe ë Tiranë, sepse do të ketë shumë më pak ngarkesë. Si ky kabinet ka sot në të 11 spitale rajonale të Shqipërisë dhe në tre poliklinika të Tiranës. Praktikisht, kur filluam para 2 vjet e gjysmë nuk kishte fare, sot sëmundjet kardiake që kanë barrën më të madhe të sëmundshmërisë dhe që janë në fokusin e angazhimeve tona janë në vëmendje edhe me diagnostikë sa më pranë qytetarëve”. Mjekët e spitalit rajonal të Beratit e kanë cilësuar të rëndësishëm investimin, si një shërbim të domosdoshëm, por deri dje të munguar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency