Shërbimi urban/ Tiranë, vonesat e autobuzëve në stacione, shqetësim për qytetarët

0
198

Linjat urbaneShërbimi urban në Tiranë është kthyer në kaos dhe stres për qytetarët .

Sejrie Baleta

Arritja e marrëveshjes mes Shoqërive të  transportit dhe  Bashkisë  Tiranë lidhur me rritjen e çmimit të biletës së autobuzit ka shfaqur pakënaqësi në rradhë të qytatarëve. Rritja e çmimit të biletave dhe aboneve tashmë është marrë si vendim nga qeveria por pritet vetëm data 1 shkurt që të vendoset në funksion. Tani qytetarët do të paguajnë 40 lek për biletë dhe aboneja e përgjithshme do të ketë çmimin 1600 lek ajo e linjës do të shkojë në 1200 lekë . Vetëm çmimi i aboneve të  studentit nuk do të ndryshoje do të mbete 600 lek. Në Tiranë gjithësej ka 14 linja urbane dhe 205 autobuzë. Shërbimi i transportit publik në Tiranë, ofrohet nga pesë kompani të cilat merren dhe me aktivitete të tjera tregtare jashtë transportit publik të Tiranës. Shërbimi i transportit publik u ka kaluar kompanive private që në vitin 2002-2003 që kurë  Bashkia Tiranë ua dorrëzoi . Këta janë linjat e shërbimit të transportit publik në Tiranë :

Kombinat – Qendër -Kinostudio

Qendër – Laprakë

Qendër – Porcelan

Qendër – Sauku i Vjetër

Qendër – Sauk i ri

Qendër – Senatorium

Qendër – Tufinë

Qendër – Uzina traktorëve

Qendër – Istituti Bujqësorë

Sharë – Uzina Dinamo

Tirana e Re

Unaza

Problematikat

Në këto linja shërbimi që u ofrahet qytatarëve ka një sërë problematikash. Vonesat nëpër stacione shkaktojnë radhë të mëdha. Oraret e mëngjesit kur njerëzve u duhet të shkojnë për në punë autobuzët nëpër stacione vonojnë shumë. Shoferëve që u kërkohet nga eprorët të nxitojnë ndërkohë që autobuzët janë të tejmbushur më qytatarë. Ata i mbyllin dyer pa pikë përgjegjësiae pa u kujdesur nëse dera u zë duart apo këmbët qytetarëvë. Në këto linja çdo qytatarë që të pyesësh ka një experience negative që ka kaluar nga shërbimi i pa pëegjegjshëm i këtyre linjave. Njërit i zënë  dorën , tjerit këmbën, tjetrin e vjedhin e tjetri gati sa nuk i bie të fikët në autobuz nga mungesa e ajrit. Këto janë problematikat në vija  të përgjithshme. Tjetiri sëmuret dhe i duhet të zbresë ndërsa shoferët i autobizit nuk pranon të hapë derën pa arritur në stacion. Këta janë raste të vveçanta po kurë u kërkohet të hapet derra nga ndonjë efektiv  policie apo ndonjë përson që ka ndikom mbi to dhe në pikun e trafikut e gjejnë mundësinë dhe për ta për të hyrë apo dalë nga autobuzi. Njerëzit shtyheshin e debatojnë  me njëri – tjetrin. Faturinot që kërkojnë  abonetë dhe lekët. Një kaos dhe një makth i vërtetë. Kjo situatë i shoqëron çdo ditë qytetarët në mengjes kur u duhet të shkojnë për në punë, studentëve dhe nxënësve për në shkollë, dhe nga ana e këtyre kompanive shërbimi asnjëherë nuk i japin një zgjidhje. Gjithnjë më shumë kërkojnë se si të mbushin xhepat e tyre. Jo vetëm në mëngjes por dhe në drekë e darkë e njëjta situatë përsëritet. Stacionet të mbushur me qytatarë që presin autobuzin e linjës. Në mes të ftohtit të ditëve të fundit të stresit të punës apo dhe të hallëve të jetës së përditshme ato qëndrojnë aty për minuta të tëra në pritje të autobuzëve. Çdo linjë ka problematikat e veta. Shumë prej tyre u vijnë në shërbim qëtatarëve me autobuzat copë – copë. Qytatarët ankohen për stresin që përjetojnë. Munngesa e theksuar e komunikimit dhe etikës nga përsonat që drejtojnë autobuzët ua shton më shumë ankthin dhe stresn qytatarëve.  Vetëm në Shqipëri ndodh që bizneset të bëjnë grevë për të fituar më shumë në kurriz të konsumatorit. Ata kanë hyrë në tendera për të fituar një të drejtë për tu dhënë konsumatorëve  një shërbim. Por bizneset në Shqipëri nuk i njohin termat dhe kostot e shërbimit, janë ofruar me vullnetin e lirë në konkurim, dhe bëjnë biznes fitimprurës e tani thonë: Ndryshoni kontratën, konsumatorët të paguajnë më shumë, se ne duam të fitojmë akoma edhe me shumë… Po çfarë kërkojnë kur shërbimin e kanë shumë larg nivelit dhe standardeve.  Kjo është cilësia e shërbimit katastrofë me shoferë që ecin si kasapë, me fatorinë që bëjnë si të fortë, e me kontrollore që vijnë si xhepistë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency