Standard.al

Protesta /Në rrugën “Petro Nini Luarasi”, banorët kërkojmë lulishte jo treg me fruta-perime

 

protesta e banoreveRreth 30 familje në rrugën “Petro Nini Luarasi” kanë protestuar kundër ndërtimit të një tregu të fruta perimeve.  Sipa tyre objektet që u prishën rreth 2 vjet më parë, do të zëvendësoheshin me lulishte jo me biznese të tjerë. 2 vjet më pas ata kanë dalë të protestojën se hapësira e liruar nuk do të jetë lulishte por një treg fruta- perimesh. Pronari i tokës do të depozitojë padi për minibashkinë 2 dhe Bashkinë e Tiranës që jo vetëm nuk është pyetur si pronar i tokës, por nuk është marrë as konsensusi i banorëve. Rreth 30 familje të këtij blloku banimi në bulevardin “Bajram Curri” paralajmërojnë se do të këmbëngulin që hapësira të shndrrohet në ambient të gjelbër me stola dhe kënd lojrash. Megjithëse qeveria merret me lirimin e hapsirave publike ajo lë mënjëanë nevojat e banorëve. Në projektet që ajo po ndërrmer asnjëherë nuk është ulur të diskotojë për problemet dhe shqetësimet e tyre. Vetëm di të prishë të ashtëquajtura objekte pa projekt  ndërkohë që në vetvetë nuk po punojnë më plane .

 

Comments are closed.