Standard.al

Projekti i dy ministrive/ “Edukimi përmes kulturës”, nxit fëmijët që të jenë pjesë në jetën kulturore dhe artistike

 

Marreveshje-bashkepunimi-mes-MK-dhe-MAS-per-programin-Edukim-permes-Kultures-3-300x200“Edukimi përmes kulturës” është programi që do të bëjë bashkë ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, ministja Lindita Nikolla paralajmëroi se në funksion të këtij qëllimi do të ketë ndryshime në kurrikulat mësimore. Ajo u shpreh se : “Forma të tilla të edukimit rrisin gjithnjë e më shumë cilësinë e shkollës shqiptare, rrisin cilësinë e fëmijëve tanë. Ajo që është e rëndësishme duke ndërhyrë edhe në programet e kurrikulës mësimore në mënyrë që programet përshtaten me këtë projekt të përbashkët që ne do të nënshkruajmë sot”. Ndërkohë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e vuri theksin tek domosdoshmëria e edukiumit të fëmijëve edhe jashtë institucioneve arsimore. Gjatë fjalës së saj theksoi: “Kur flasim për edukim nuk mund ta lëmë këtë detyrë vetëm tek shkolla. Ka kaq shumë institucione të tjera publike, të cilat duhet dhe kanë të gjitha mundësitë të luajnë një rol edukativ dhe sidomos institucionet e kulturës të cilat nuk mund ti dedikohen vetëm publikut të rritur”. Marrëveshja u firmos në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, me pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollave të kryeqytetit. Programi i Edukimit përmes Kulturës synon që institucionet kultrore dhe arsimore të nxisin interesin e fëmijës për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe artistike duke garantuar sigurimin e mundësive të përshtatshme dhe të barabarta në jetën kulturore, artistike, si dhe krijimin e hapësirave dhe aktiviteteve krijuese përgjatë kohës së lirë.

 

Comments are closed.