Koncensioni i TVSH-së/ Zbardhet dokumenti, Rama firmosi në 2014-ën: Dixhitalizimi do kryhet nga Drejtoria e Tatimeve

0
117

rama“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është në procesin e implementimit të një sistemi të ri dixhital të teknologjisë së informacionit në administratën tatimore që do të menaxhojë regjistrimin e taksapaguesve, fitimeve, pagesat e të ardhurave, rimbursimet e taksave..”

 

Zbardhet dokumenti  i Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë që hedh hije dyshimi mbi koncension të shërbimit për mbledhjen dhe koordinimin e faturave tatimore. Dokuementi që mban firmën edhe të kryeministrit në dhjetor të 2014-ës  përcakton për secilën ministri dhe drejtori të rëndësishme shtetërore, hapat që do të ndiqen për dixhitalizimin e shërbimeve në harkun kohor 2015-2020. Në këtë dokument të publikuar dje nga hashtagalbania.com, Ministria e Inovacionit flet edhe në lidhje me dixhitalizimin dhe ngritjen e sistemeve të kontrollit dixhital në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është në procesin e implementimit të një sistemi të ri dixhital të teknologjisë së informacionit në administratën tatimore që do të menaxhojë regjistrimin e taksapaguesve, regjistrimin e fitimeve, pagesat e të ardhurave, rimbursimet e taksave, mbledhjen e detyrimeve të prapambetura tatimore, auditimin, si edhe ankesat e taksapaguesve.  Sistemi i ri do të mundësojë thjeshtimin e proceseve dhe uljen e mundësive për mashtrim dhe korrupsion.”. Më tej në këtë dokument theksohet se,:“Kapaciteti profesional i inspektorëve tatimorë do të rritet nëpërmjet trajnimit të vazhdueshëm. Efikasiteti i tyre do të rritet duke u ofruar atyre pajisje të teknologjisë së informacionit për t’u lidhur me sistemin e ri të administratës tatimore për rastet kur janë në terren. Do të zbatohen aplikacione të reja për të monitoruar fluksin e mallrave të akcizës”

Hijet e dyshimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka raportuar në Dhjetor 2014, se ajo kishte nisur ndërkohë procesin e dixhitalizimit dhe ndërtimin e sistemeve/aplikacioneve teknologjike për të koordinuar të dhënat në terren, për të shmangur mashtrimet dhe për të rritur  efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave. Në këto kushte ky dokument i Tatimeve e bën shumë të dyshimtë lëvizjen e fundit të qeverisë për t’ia kaluar një privati këtë shërbim kundrejt pagesës së suksesit, sepse që në vitin 2014, Drejtoria e Tatimeve ka raportuar se ishte duke e realizuar vetë këtë proces dhe se kishte në plan ta aplikonte dhe në nivel teknologjik por dhe me trajnimin e stafit të tatimorëve. Madje sipas dokumentit zyrtar realizimi i këtij procesi do të përfundonte brenda vitit 2020 dhe do të realizohej nga Drejtoria e Tatimeve dhe jo nga një kompani private. Në këtë kontekst, shanset që kompania private “M.POS”  ta ketë paraqitur pa dijeni të vlerësimit të  Drejtorisë së Tatimeve ofertën e saj për qeverinë shqiptare janë fare të pakta.  Nisur nga kjo, qeveria duhet të bëjë të ditur se përse u vendos që të ndërpritej procesi i dixhitalizimit i nisur nga Drejtoria e Tatimeve dhe se kur ky proces i ndërprerë është certifikuar nga kryeministri si plan strategjik për vitet 2015-2020. Nga ana tjetër zbulimi i këtij dokumenti dhe dijenia  se Drejtoria e Tatimeve kishte nisur që në 2014 të aplikonte sistemin, ngre një tjetër dyshim, që lidhet me një skemë të njohur abuzive me koncesionet. Që kur u miratua “Ligji për Koncesionet” në vitin 2006, shumë nga ofertat e pakërkuara të kompanive private  nuk ishin gjë tjetër veçse materiale teknike të përgatitura nga specialistët shtetërorë që ja dorëzonin nën dorë kompanive private. Më pas kompanitë private i paraqisnin zyrtarisht si propozime të vetat dhe kapnin koncensionin. Ende nuk dihet nëse  edhe ky koncension është pjesë e kësaj skeme mashtruese, por ajo që është vërtetuar tashmë është fakti se Drejtoria e Tatimeve kishte nisur procesin e dixhitalizimit dhe ai u ndërpre dhe ju dha një kompanie private.

 

Dështimet në dy institucionet

Qeveria studion planin për bashkimin e Doganave me Tatimet

Duke marrë shkas nga mangësitë e shumta të vërejtura në punën e dy prej institucioneve kryesore që lidhen me ekonominë e vendit si edhe në kuadër të rritjes së efikasitetit, qeveria po studion variantin e bashkimit të Tatimeve dhe Doganave.  Një grup pune i ngritur në ministrinë e Financave po shqyrton eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë, si dhe po analizon anët pozitive dhe negative që do të ketë një bashkim i tillë. Bëhet e ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, por ndërkaq pritet që ky proces të ketë vështirësitë e tij që lidhen kryesisht me nivelin e lartë të informalitetit në Shqipëri si edhe me problemet me realizimin e të ardhurave. Po ashtu një tjetër problematikë e këtij bashkim është edhe ana ligjore pasi kthimi në një institucion të vetëm të Doganave dhe Tatimet do të kërkojë ndryshimin e disa ligjeve që rregullojnë aktualisht punën e këtyre dy institucioneve.  Po ashtu problem mbetet edhe mënyra e bashkëpunimit si edhe shkurtimi i numrit të punonjësve, që do të sjellë bashkimi i dy administratave. Por ndërkohë pavarësisht këtyre vështirësive, qeveri po e studion seriozisht këtë variant duke synuar që përmes këtij bashkimi të rrisë efikasitetin e punës së organeve fiskale, si dhe të lehtësojë burokracitë për biznesin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency