Abrashi: Me Zvicrën dalim barazim

0
191

abAmir Abrashi është një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare që janë rritur në Zvicër dhe gjithashtu janë formuar dhe kanë qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Zvicrës. Mesfushori gjakovar ka përzgjedhur ngjyrat kuqezi kur ka ardhur puna te Kombëtarja A. Në lidhje me Evropianin, mesfushori i Freiburgut në Bundesligën e dytë gjermane është pyetur rreth pritshmërisë që ka për përballjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës në ndeshjen hapëse të Evropianit. “Për momentin, nuk e mendoj. Jam i fokusuar te Freiburgu, që të bëjmë sa më shumë ndeshje të mira, të fitojmë sa më shumë dhe të grumbullojmë maksimumin e pikëve të mundshme”. “Primare është skuadra dhe arritja e objektivave”, është shprehje fillimisht Abrashi. Më tej, mesfushori ka dhënë edhe një parashikim në lidhje me sfidën mes shqiptarëve. “Besoj që ndeshja jonë kundër Zvicrës do të përfundojë barazim”, ka deklaruar Abrashi. Mesfushori pati një pjesë të parë të sezonit shumë të mirë në Bundesligën e dytë gjermane, ndërkohë që aktualisht pret nisjen e pjesës së dytë të sezonit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency