Standard.al

Tiranë/ Kulla e Sahatit në rikonstruksion, ndërhyrje për shkak të dëmtimeve ndër dekada

kulla-e-sahatit-655x356Kulla e Sahatit në qendër të Tiranës po i nënshtrohet një rikonstruksioni. Bashkia e Tiranës po bën ndërhyrje në të për shkak të dëmtimeve të pësuara ndër dekada.

Nuk do të ketë ndryshim të fasadës por vetëm rehabilitime të gjendjes ekzistuese.

Kulla e Sahatit pas përfundimit të rikonstruksionit do te jetë sërish në gjendje për tu vizituar nga turistët në Tiranë.

Kulla e Sahatit ka pësuar ndërhyjen e fundit në verën e këtij viti, në kohën kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nisi mandatin e tij.

Kulla e Sahatit të Tiranës është vlerësuar si Moment Kulture i kategorisë së parë i shpallur si i tillë në 24 maj 1948.

Është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit.

 

Comments are closed.