Standard.al

S’ka investime në kanalizime, 35 milionë euro në vit, fatura e përmbytjeve në Shqipëri

foto-1-permbytje-c1200x600Vitet e fundit, tregojne se te pakten nje here ne vit, zona te tera ne vend jane permbytur nga reshjet. Emergjencat civile nuk kane ende nje vleresim perfundimtar te demeve te shkaktuara nga reshjet gjate janarit, ndersa qeveria ende nuk ka filluar te kompensoje demet e shkatuara nje vit me pare.

Disa plane investimesh, nuk kane arritur ta zbusin efektin e permbytjeve. Emergjencat civile, kane llogaritur qe vetem ne nje dite, me 6 janar, demet e reshjeve ishin 9 milione euro.
Disa emergjenca civile dhe institucione ne kete drejtim, llogarisin një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore. Ketu perfshihen permbytjet, termetet dhe zjarret.
Vlerësimet nga emergjencat civile vënë në dukje se përmbytjet kanë vijuar me intensitet të lartë që nga viti 2009. Prej kësaj periudhe, dëmi llogaritet 200 milionë euro.
Këtë vit Ministria e Bujqësisë ka parashikuar me shumë investime ne rrejtin e kullimit, rreziku qëndron tek shkrutimi i këtyre fondeve gjatë vit.
Sa herë është ulur buxheti, qeveria ka shkurtuar fondin e parashikuar për infrastrukturën në bujqësi.
Ekspertët vleresojnë se përmbytjet mund të minimizohen nëse investimet bëhen të plota e cilësore. Ndërsa Banka Botërore shkon me tej, kur vëren në studimet e saj se bujqesia duhet të zhvillohet duke pasur parasysh efektet e klimes.

Comments are closed.