Rikthehen bashkë Tea dhe Veseli

0
278

 

te_1453633272-3113210Me relacionin e tyre ‘tërhiq e mos këput’ gjatë qëndrimit në Big Brother fituan vëmendjen e madhe të publikut.

Fituesi i BB8 Vesel Kurtishaj dhe konkurentja tjetër Tea, pas përfundimit të aventurës në këtë reality-show konsoliduan një lidhje disa mujore.

Kur djaloshi nga Prizreni u zhvendos për aventurën e ‘Dance with Me’ në Tiranë, lidhja morri kah tjetër duke përfunduar nën pretekste të xhelozisë nga ana e korçares që zgjodhi heshtjen.

Por mes dyshes duket se ka lëvizje të përmirësimit të relacionit. Tea në Snapchat ka postuar foto të disa ëmbëlsirave dje në mbrëmje. Disa minuta më vonë ka pasuar një imazh nga Veseli që po të njejtat ëmbëlsira i ka postuar thjesht në ambalazh si të konsumuara.

Edhe prapavija e fotos duket e njejta, çarçaf i bardhë në një dhomë. Të ketë qenë takim miqësor, në një dhomë të mbushur me ëmbëlsira ?! Ku i dihet, megjithëse koincidencë e vështirë për t’u besuar, gjithçka mund të ndodh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency