Peqin/ Shembja e urës izolon fshatrat

0
131

peqinI deleguari i PS për Elbasanin, deputeti Anastas Angjeli ka inspektuar urën e Çengelajve në Peqin, shembja e së cilës ka izoluar disa fshatra me rreth 3 mijë banorë. Angjeli vlerësoi se dëmi nga përmbytjet është i madh dhe provizorisht po mendohet për të bërë lidhjen e zonës përmes rrugës nacionale Elbasan-Peqin.

Elbasan-I deleguari i PS për qarkun e Elbasanit, deputeti Anastas Angjeli ka inspektuar urën e dëmtuar të Çengelajve në Peqin,  shkëputja në mes e së cilës ka izoluar rreth 3 mijë banorë.

pasi është njohur me kërkesat e banorëve, deputeti Angjeli garantoi angazhim maksimal për normalizimin e shpejtë të situatës.

Anastas Angjeli: Ura siç shifet është tërësisht e ndërprerë dhe kjo ka lënë si pasojë moskomunikimin e rreth 3 mijë banorëve të Pajovës, të nxënësve të shkollës. Në këto kushte kam autorizmin e plotë për të bërë verifikimin, për të bërë zgjidhjen e menjëhershme këtij problemi.

Angjeli vlerësoi se për t’i nxjerrë sa më shpejt nga izolimi këto fshatra, mund të ofrohet një zgjidhje provizore për të lidhur zonën me rrugën kombëtare Elbasan-Peqin.

Anastas Angjeli: Do të ketë një angazhim të plotë për rindërtimin e urës, duke bashkëpunuar edhe ma autoritetet e tjera shqiptare për ti dhënë zgjidhje problemit.

Pak ditë më parë urën e Çengelajve  inspektoi edhe Avokati i Popullit Igli Totozani i cili kerkoi nga prokuroria hetim për të gjithë ata që ndertuan pa u bazuar në kritere profesionale

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency