Standard.al

Kapshticë/ Rikthehen radhët në kufi, shkak greva e fermerëve grekë

emigrante-kapshtice-1Pika e kalimit kufitar në Kapshticë është përballur sërish me radhë të konsiderueshme të qytetarëve shqiptarë.
Edhe pse kjo gjë është kthyer në një fenomen që karakterizon zakonisht sezonet festive, shkak i radhëve këtë herë është bërë greva e paralajmëruar e fermerëve në shtetin grek, e cila ka sjellë edhe bllokimin e lëvizjes për qytetarët në kufi.

Ndërkohë gra, fëmijë e të moshuar kanë qëndruar për rreth dy orë gjatë mesditës së të dielës, duke pritur që të kalojnë kufirin. Ata janë vendosur përballë faktit të bllokimit në kufi, pasi kjo situatë nuk ka qenë e paralajmëruar, teksa janë shprehur të shqetësuar lidhur me faktin se do t’u duhet të qëndrojnë në pritje në mes të të ftohtit.

Prej momentit kur greva ka nisur në shtetin grek, në pikën kufitare të Kapshticës janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa duket se kjo situatë do të përsëritët çdo ditë deri të martën, teksa sipas paralajmërimeve grevat do të zhvillohen dy herë në ditë, duke shkaktuar edhe bllokimin e kufirit.

Comments are closed.