Standard.al

ISSH: Skema e re e pensioneve sociale, ja përfituesit

 

Solida-Dibra-319x350Pensioni social është risi në skemën e re të pensioneve dhe për përfitimin e tij ndiqen një sërë proçedurash. Autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore thonë se kusht është që një person të ketë mbushur 70 vjeç dhe nuk ka 15 vite pune për të përfituar një pension të zakonshëm. Gjithashtu në çdo fillim vit, të moshuarit duhet të paraqiten në zyrat rajonale të ISSH për të bërë deklarim të të ardhurave të tyre.

Personat që kanë mbushur 70 vjeç dhe nuk kanë 15 vite punë për të përfituar pension të zakonshëm, do të përfitojnë pension social në masën e 6700 lekë në muaj.

Kusht është që këta të moshuar të mos kenë të ardhura të tjera në emër të tyre, kryesisht të ardhura nga aktivitetet ekonomike.

Solida Dibra: Nuk i kanë 15 vite punë ose nuk kanë kushtet për asnjë nga llojet e pensioneve që parashikohen nga skema e detyrueshme, nuk kanë të ardhura ose të ardhurat e tyre janë më të ulëta sesa masa e një pensioni social që për momentin është 6750 lekë, kanë të drejtë ta marrin këtë pension. Ndërkohë kemi në skemë, vitin e kaluar janë futur mbi 1800 persona për përfitimin e pensionit social.

Solida Dibra, Drejtore përfitimeve në ISSH u kërkon të moshuarve të paraqiten pranë Agjensive Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të rideklaruar gjendja apo të ardhurat  e tyre.

Solida Dibra:Çdo fillim viti do të rishikohen për faktin se personat duhet të paraqiten në të gjitha Agjencitë e sigurimeve shoqërore thjesht për të deklaruar sesi i kanë të ardhurat e tyre dhe nuk kanë për të paraqitur asnjë lloj dokumentacioni. Personi do të paraqitet në Agjenci thjesht për të bërë një deklarim që unë kam të njëjtën gjëndje financiare siç e kisha një vit më përpara.

Pensioni social është risi e skemës së re të pensioneve për tu ardhur në ndihmë të moshuarve që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.

1800 është numri i përfituesve dhe këtë shumë mujore të përafërt me atë të ndihmës ekonomike.

Pensionin social mund të përfitojnë dhe ata që kanë tokë bujqësore.

 

Comments are closed.