2015-a, vit i keq për cilësinë e karburanteve, u bllokuan 10 mln litra karburant

0
146

karburantInspektoriati Shtetëror Teknik  dhe Industrial ka bllokuar rreth 10 milion  litra karburante jashtë standarteve. Drejtoresha e këtij institucioni, Ejana Xhixha, bën me dije se gjatë 2015 janë bllokuar edhe 95 subjekte të cilat nuk përmbushnin kriteret  e vendosura në ligj.Ndërkohë përsa i përket shqetësimeve të ngritura nga qytetarët se shumë automjete nuk kalojnë testin e emëtimit të gazrave për shkak të cilësisë së karburantit, Xhixha  deklaron se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Gjatë 2015 në Shqipëri janë bllokuar 95 subjekte të tregtimit të karburanteve si dhe 10 milion litra karburant jashtë standarteve.

Kryeinspektorja e Inspektoriatit Teknik dhe Industrial Ejana Xhixha  deklaron se janë realizuar inspektime në të gjithë territorin.

Ejana Xhixha:Kemi të bllokuara gjatë vitit 2015 për produkte jashtë standartit rreth 10 milion litra.

Squfuri vlerësohet si një prej elementëve më problematikë të hasur në karburante.

Ejana Xhixha:Kryesisht kanë të bëjnë me përqindjen e squfurit dhe përqindja e squfurit sipas standartit shtëtëror të kërkuar është 10 pjesëza për million ndërkohë që ne kemi konstatuar nivele shmangie nga 10 në 17.

Ndërsa përsa i përket ndikimit të cilësisë së karburantit në moskalimin e testit të emëtimit të gazrave, Kryeinspektorja deklaron se deri më tani nuk kanë pasur asnjë ankesë në rrugë zyrtare.

Ejana Xhixha:Nuk kemi një komunikim zyrtar as me konçesionarin e kolaudimit të automjeteve por as me Ministrinë e Transporteve në dijeninë time, i cili ta specifikojë se cilat janë përqindjet që ata konstatojnë që moskalimi i këtij testi vjen për shkak të cilësisë së karburanteve.

Gjatë  2015, Qeveria ngriti një taskë-forcë për kontrollin e tregut të karburanteve, e cila veproi për 5 muaj ndërkohë që nga konstatimet problemet më të mëdha lidheshin me aspektin fiskal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency