Reagon Vokshi: Mundësi për transparencë para publikut

0

albana-vokshi-ne-fbDeputetja e PD, Albana Vokshi e ka konsideruar padinë e kryeministrisë si një mundësi për transparencë para publikut. Në një postim në rrjetin social FB, Vokshi shkruan se Rama po më çon ne Gjykaten qe para dy ditesh e akuzoi se nuk ben drejtesi.

Postimi i Vokshit në FB

PADIA E RAMES?? NJE MUNDESI E SHKELQYER PER TRANSPARENCE PARA PUBLIKUT!!!

Rama po me con atje ku ai vete ka deklaruar qe nuk beson. Rama po me con ne Gjykaten qe para dy ditesh e akuzoi se nuk ben drejtesi.

Kryeministri me kallezoi se ka ne dore mbylljen e dosjeve te korrupsionit ne Shendetesi. Me padine e tij, vetefaktoi se ai eshte pale. Togat e zeza, bluzat e bardha, njerezit ne nevoje, cdo qytetar shqiptar po e vuajne cdo dite korrupsionin Rama-Beqaj ne shendetesi.

Rama padit ne Gjykate Kryetaren e Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise. Por kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te verteten. Kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te bere transparence. Nje mundesi per me shume debat per shendetesine. Te kuptohet me fakte e dokumenta cfare eshte bere mire e cfare keq. Cfare eshte vjedhur e abuzuar, e cfare jo.

Meqenese Rama, ne deklaraten e tij deshmon gadishmeri, e ftoj ate te marre pjese ne gjykim si pale per te vertetuar akuzen e “shpifjes” e në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët ai bazon pretendimin.