Romë/ Shembet ndërtesa, nisin hetimet mbi shkaqet

0

 

romeDisa banorë të një pallati në Romë, kanë shpëtuar pa dëmtime, pasi tre katet më të lartë të një ndërtese në kryeqytetin e Italisë u shembën.

Autoritetet thanë se tragjedia u parandalua falë një qytetari i cili lajmëroi menjëherë zjarrfikset kur pa se godina kishte filluar të pësonte krisje.

Trupat e zjarrfikseve u gjendën menjherë pranë zonës, duke evakuar banorët.

Fatmirësisht asnjë prej qytetarëve nuk pati lëndime, por pjesët e shkëputura të godinës ranë mbi një sërë objektesh duke dëmtuar edhe disa makina që ndodheshin pranë.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e incidentit.