Raporterët e Venecias sot pasdite para medias

0

 

veneRaporterët e Komisionit të Venecias vijojnë sot në ditën e dytë takimet me akorët relevantë për të diskutuar draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese në funksion të draft- opinionit të miratuar nga vetë Komisioni i Venecias më 19 dhjetor 2015.

Mbrëmë ata takuan ekspertët e PD-së ndërsa sot në orën 19 :00 pritet të dalin para medias në një konferencë për shtyp pranë Hotel Rogner.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, duke folur mbrëmë pas takimit tha se qeveria kërkon ta kapë drejtësinë, ndërsa PD synon forcimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Halimi: Shprehëm shqetësimin tonë lidhur me proçesin në të cilin u hartua drafti i njëanshëm nga ana e ekspertëve të mazhorancës, këmbënguljen e opozitës që të shkonim në Komisionin e Venecias me një draft të përbashkët, i cili të respektojë një më një të 138 paragrafët e opinionit të 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Pati dhe propozime dhe diskutime nga raporterët e komisionit të Venecias, të cilët shkëmbyen qëndrimet e tyre me ekspertët e opozitës, të cilat kanë të bëjnë qoftë me thjeshtim e skemës institucionale, qoftë edhe me daljen nga ky proçesi i emërimit të gjithë numrit të zyrtarëve të drejtësisë me 3/5. Nga raporterët vërehet shqetësimi se palët ishin larg një dialogu konstruktiv me palët.