Përplasja në Parlament për 21 janarin/Berisha: Ishte puç, krimi rëndon mbi Ramën. PS: Me reformën në drejtësi do ketë burg

0
126

 

sala-brace-balla-patoziIsh-Kryeministri: Rama i sakrifikoi protestuesit, luajti me zjarrin me qëllimin që të merrte pushtetin

Braçe: Në 21 janar pati pushkatim, Berisha kontrollon gjykatat e s’lejon të bëhet drejtësi e reforma në drejtësi

Gëzim Saliu

Përkujtimi i 5-vjetorit të demonstratës së 21 janarit dhe katër të vrarëve në të solli tension dhe debate të forta në seancën e djeshme parlamentare. Megjithëse axhenda parlamentare kishte tjetër diskutim, mazhoranca dhe opozita vendosën në qendër të debatit të djeshëm ditën e 5 viteve më parë duke shprehur një sërë akuzash mbi njëra tjetrën. Në të gjithë debatin tre orësh për këtë çështje në sallën e parlamentit mungoi kryeministri Rama, ndërsa kryeparlamentari mori pjesë vetëm në nisjen e tij në replikat e para Berisha-Braçe. Ndërkohë në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha që në kohën e demonstratës së 2011-ës ishte në krye të ekzekutivit shqiptar theksoi se i qëndron deklaratave të tij se 21 janari ishte një puç që përfshiu kreun e opozitës së asaj kohe, Presidentin Topi dhe kryeprokuroren Ina Rama. Si sot 5 vjet më parë falangat e krimit bënë përpjekjen monstruoze të përmbysjes me dhunë të pushtetit të dalë nga vota e qytetarëve. Organizuan pucin famëzi të 21 janarit, bënë çdo gjë të merrnin me dhunë pushtetin. Në këtë puç, në të cilën morën pjesë 2 krerë të tjerë të institucioneve kryesore, ai i presidencës dhe prokurorisë së përgjithshme, në këtë puç ku u shurdhua kreu i shërbimeve inteligjente, në këtë puç që kishte synim kurorëzimin e Edi Ramës, njëlloj si 84 vjet më parë, kryeministër, çka s’mund të ndodhte kurrë, për fatkeqësinë e madhe u vranë 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi, i solli, luajti me zjarrin me qëllimin e vetëm që të merrte pushtetin”, theksoi Berisha.

Reagimet e socialistëve

Në emër të grupit parlamentar socialist në sallën e parlamentit për t’iu kundëpërgjigjur ish-kryeministrit Berisha foli në foltore deputeti Erjon Braçe i cili e cilësoi 21 janarin si pushkatim përmes krimit shtetëror të katër protestuesve. “21 janari apo më mirë, krimi shtetëror i 21 janarit ndodhur në mes të bulevardit është një krim i pazbardhur. Është një krim i pahetuar plotësisht. Është një krim i pagjykuar plotësisht. As Prokuroria dhe as gjykata nuk kanë marrë përsipër të tregojnë se kush janë njerëzit që vranë më 21 janar Ajo që është me e rënda ka të bëjë me faktin se edhe ata që janë dënuar në mënyrë qesharake janë të lirë. Kjo çështje është hetuar që në fillim të saj gabim. Kjo çështje sabotuar që ne fillimet e saj. Është një histori e hetuar dhe gjykuar qëllimisht keq. Duhej të niste nga komandantët e pushkatarëve. Duhet të vijojmë me reformën në drejtësi. Për të liruar Gjykatën e Lartë e të tjerat që i kontrollon sërish ti”, tha Braçe. Në të njëjtën linjë me Braçen edhe deputetët Taulant Balla dhe Arben Çuko përcollën mesazhin se me përmbylljen e reformës në drejtësi, do të vihet edhe drejtësi për 21 janarin duke çuar sipas tyre pas hekurave ish-kryeministrin e  vendit dhe përgjegjësit e tjerë. “Në emër të familjarëve të 4 të vrarëve mu kërkua të merrja fjalën dhe t’i kërkoja atij vrasësi që të paktën të heqë dorë nga balta e fyerjet, se jo vetëm ka përgjegjësi për vrasjen po dhe për fshehjen e provave. Sa për amanetin e katër të vrarëve, pjesën e parë e kemi vërë më 23 qershor, se nxorëm atë vrasës nga zyra. Pjesa e dytë e amanetit është që Sali Berisha të shkojë në burg, dhe sigurisht që do të shkojë në burg për vrasjet e 21 janarit”- tha Balla. Po ashtu në replikë me argumentat e demokratëve, deputeti i PS-së Arben Çuko tha se kishte vetëm një kërkesë për mazhorancën: “ Me çdo kusht e me çdo mjet ta bëjmë reformën në drejtësi në mënyrë që vrasësit mos zbresin rrugëve”. Këto deklarata të tre përfaqësuesve të PS-së u komentuan nga ana e demokratëve si e vërteta e çështjes së reformës në drejtësi. “Ja pra tani folët hapur, prandaj e doni reformën në drejtësi me propozimet tuaj ju që të na fusni në burg”, u shpreh Topalli. Ndërkohë në kundërpërgjigje të deklaratave të socialistëve, ish-kreu i qeverisë tha se në 21 janar ai kreu detyrën e tij. “Atë ditë bëra atë që duhet të bëjë çdo drejtues. Nuk mund të largohesha nga institucioni. Për atë që ndodhi ka deklarata të ndërkombëtarëve që dëshmojnë se kjo protestë dallonte nga të tjerat. Mes protestuesve kishte një grup të organizuar për ta kthyer atë në protestë të dhunshme. Thirrjet ishin “të rrezojmë Sali Berishën:. Por Sali Berishën s’e rrëzoni dot. Ju dilni këtu dhe derdhni lot krokodili për ata që i çuat në grykën e zjarrit”, tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency