Llalla: ““Zbuloni zyrtarët pas kanabisit, hetoni kontrabandën”

0
118

lalaKryeprokurori Adriatik Llalla ishte sot në Shkodër për të marrë pjesë në analizën vjetore të prokurorisë ku ishte i qartë dhe në porositë për prokurorët e Lezhës, Shkodrës dhe Kukësit.

“Nga informacioni që administrojmë, rezulton se në qarkun e Shkodrës, kryesisht në zonat malore, mbetet problematike evidentimi i kultivuesve të lëndës narkotike. Pavarësisht operacioneve periodike policore, nuk janë zbuluar personat përgjegjës për këto vepra penale.  Do të kërkoj nga ju që të shqyrtoni çdo informacion dhe të zhvilloni hetime proaktive për këto raste, me qëllim zbulimin e autorëve, por edhe të personave zyrtarë që mund t’i mbështesin.

Prokuroria e Lezhës duhet të vijojë të jetë më aktive, kryesisht në evidentimin e rasteve të falsifikimit të pronave, si dhe të dëmtimit të pyjeve.

Nga ana e Prokurorisë së Kukësit kërkohet rritja e numrit të hetimeve proaktive, kryesisht për veprat penale në fushën e kontrabandës dhe të krimeve të tjera financiare, informon zyra e shtypit e prokurorisë.

Prokuroria e Shkodrës dhe e Lezhës kanë pasur rritje të ndjeshme procedimesh, ndërkohë që prokuroritë e Kukësit, Tropojës dhe Pukës kanë pasur numër më të ulët referimesh dhe rastesh për trajtim.  Por, të gjitha prokuroritë kanë të përbashkët numrin e lartë të procedimeve të pezulluara ose të mosfilluara.

‘Është e qartë që rastet e pezullimit dhe mosfillimit, kanë të bëjnë me mungesën e zbulimit të autorëve nga agjencitë ligjzbatuese ose nga cilësia e referimeve të veprave penale. Por po e përsëris porosinë që kam përcjellë edhe në analizat e tjera.  Na takon ne si prokurorë për të realizuar koordinimin ndërmjet institucioneve ligjzbatuese, me qëllim që informacioni i tyre të përpunohet në mënyrë të tillë që të shërbejë për ngritje akuzash.  Po ashtu, kërkohet nga të gjithë ju që të shtohen rastet e analizimit të çështjeve konkrete me institucionet e tjera” thuhet në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency