Gjendet kampi stërvitor ku do stërvitet kombëtarja

0
187

stadiumTrajneri i Kombëtares sonë ka filluar të mendojë që tani se ku do të grumbullohet skuadra jonë para ‘Europ 2016″. Faqja “International Football Camp Styria” ka zbuluar disa detaje shumë interesante. Kombëtarja e Shqipërisë, mund të përgatitet në Steiermark (Styria) para Kampionatit Europian, që do të luhet nga data 10 qershor deri më 10 korrik të këtij viti në Francë. Trajneri i Shqipërisë, Giovanni de Biasi, ka vëzhguar nga afër kampin stërvitor në Bad Waltersdorf. Përfaqësuesja shqiptare e ka marrë në konsideratë si kamp trajnimi për t’u përgatitur për ngjarjen e madhe të verës. Trajneri De Biasi duke pozuar me drejtuesit e kësaj qendre stërvitore në Austr. Të dyja vendndodhjet, Bad Radkersburg dhe Bad Ëaltersdorf, u vizituan nga trajneri De Biasi, i shoqëruar nga drejtori i këtij kompleksi stërvitor, Kian Walizadeh“.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency