Bulqizë/ Banorët prej 4 ditësh pa ujë të pijshëm, akulli disa cm

0
165

bulqize-655x356Ngricat në Bulqizë kanë lënë pa ujë prej 4 ditësh banorët e Bulqizës. Problematike mbetet edhe lëvizja e qytetarëve, pasi akulli në rrugë arrin në disa centimetra.

Prej 4 ditësh banorët e qytetit të Bulqizës janë pa ujë të pijshëm. Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrirjen e tubacioneve të Ujësjellësit.

Sipas kryeinxhinierit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Bulqizë, Besnik Hyseni, tubacionet kanë pësuar edhe çarje për shkak të amortizimit.

Fisnik Hyseni:Arsyeja që ngrijnë tubat është për fatin se rrjeti, sidomos në qytet, është shumë i amortizuar si rezultat i defekteve të ndodhura, çarjeve të tubacioneve. Kërkohet një ndërhyrje urgjente, sidomos për qytetin e ri meqenëse është shumë i amortizuar.

Qytetari: Kemi pas problem se nuk e ka pastruar njeri, si bie njeri pas.Nuk kemi ujë të pijshëm.

Ndërkaq rrugët e kryesore dhe ato dytësore të qytetit të Bulqizës prej të paktën një jave janë nën pushtetin e ngricave.

Trashësia e akullit arrin në disa centimeter, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.

Problemi më serioz është për moshat e treta dhe fëmijët të cilët duhet të lëvizin me shoqërues për shkak të prezencës së madhe të akullit.

Pak ditë më parë Bashkia ndërhyri duke hedhur kripë vetëm në rrugët kryesore, por kjo masë ishte pa mjaftueshme.

Si pasojë e ngricave janë shënuar dhe 3-4 raste të rrëshqitjes së qytetarëve në rrugë, që për fat kanë qenë pa pasoja të rënda.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency