Selam: Ndjesë për problemet me pronat, edhe PD pjesë e këtij problemi

0
148

eduartMe votat e mazhorancës, Kuvendi rrëzoi seancën e sotme dekretin e Presidentit Nishani për ligjin e pronave.

Më herët gjatë seancës, deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami duke e cilësuar çështjen e pronës si problem të përbashkët, kërkoi nga mazhoranca të tërhiqet nga ligji që sipas tij e përkeqëson situatën.

Me një ndjesë në emër të PD-së, Selami tha se pa pronë të lirë nuk ka investime dhe integrim.

Selami:Arsyeja që nuk është zgjidhur ky problem është se është një ligj shumë i komplikuar dhe nuk ka pasur vullnet politik. Ju thatë që PD asnjëherë nuk ka kërkuar ndjesë për këtë punë, unë i kam dëgjuar që kanë kërkuar ndjesë. Dhe unë jam këtu për të kërkuar ndjesë, që po edhe Partia Demokratike është pjesë e këtij problemi të madh dhe fatkeqësisht ne nuk kemi arritur për ta zgjidhur këtë gjë. Dhe ne kemi edhe një obligim tjetër që ju nuk e keni, kjo shtresë të cilës ne i përkasim dhe jemi forcë e djathtë që ne e kemi akoma më të shenjtë pronën private.

Një nga “tre muskutierët”, problemet që ka Shqipëria është zgjidhja e problemit të pronës private, problemi që ka me drejtësinë dhe korrupsioni, të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk kemi ku shkojmë. Dhe fatkeqësisht unë mendoj që po se pamë këtë në këtë mënyrë ne nuk i bëjmë shërbim as forcave tona politike, as Shqipërisë, as integrimit tonë europian. Le të shfrytëzojmë këtë dekret të Presidentit, le të ulemi, ta zgjidhim njëherë e mirë këtë punë me qëllim që të kemi një problem më pak për të ecur përpara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency