Fondi Shqiptar i Konkurueshmërisë/ 84 milionë lekë do akordohet për sipërmarrjet e vogla e të mesme

0
140

 

Biznesi-i-Vogel-525x3504-370x246Sipërmarrjeve të vogla e të mesme do tu akordohet  për periudhën 2016-2018, një fond me vlerë 84 milionë lekë .

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e fundit, miratoi krijimi e Fondit Shqiptar të Konkurueshmërisë ku për këtë vit, sipërmarrjeve do t’u shpërndahen 28 milion lekë.

Referuar vendimit, Fondi Shqiptar i Konkurueshmërisë u jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë ndërmarrjeve
mikro, të vogla dhe të mesme deri në 70% të kostove të pranueshme, por jo më shumë se 1.4 milion lekë.

Nga ky fond mund të përfitojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që prodhojnë në Shqipëri produkte apo ofrojnë shërbime, të cilat tregtohen brenda dhe jashtë vendit, që kanë një strategji dhe plan marketingu, që janë janë në gjendje të financojnë 100 për qind të gjitha kostot e projektit, të propozuara para përfundimit të tij si dhe që kanë paguar të gjitha detyrimet tatimore e doganore.

Pagesa e subvencionit bëhet 50%, me miratimin e projektit, dhe 50%, në fund të zbatimit të tij. Pagesa në fund të projektit do të bëhet kundrejt faturave të shpenzimeve të kryera për vlerën e përgjithshme të projektit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency