Fjala e plotë e Berishes: Ja çfarë tha ish-kryeministri për 21 janarin

0
127

berishaPas akuzave të shumta që shoqëruan ish kryeministrin e Shqipërisë si fajtor kryesor në 21 janarin e vitit 2011, vjen fjala e plotë e Sali Berishës në foltoren e parlamentit sic vijon:

“Zonja deputete, zotërinj deputetë,

Sot është një ditë tjetër e zezë në historinë tonë. Pas 84 vitesh, si sot 5 vjet më parë falangat e krimit bënë përpjekjen monstruoze të përmbysjes me dhunë të pushtetit të dalë nga vota e qytetarëve. Organizuan pucin famëzi të 21 janarit, bënë ëdo gjë të merrnin me dhunë pushtetin. Sulmuan institucionin e ekzekutivit shqiptar me besimin e verbër se kryekarrieristi do vinte të mbante një fjalim tek zyra e kryeministrit të atëhershëm.

Komuniteti ndërkombëtar e dënoi unanimisht si një përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin. Në këtë përpjekje të shëmtuar të paprecedentë që nga viti 1924, persona të paguaj, të pajisur me mjete dhune sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e kryeministrisë ku po punonte kreu u ekzekutivit të vendit me shpresën dhe besimin e verbër se ai do ua lironte zyrën.

Në këtë puë, në të cilën morën pjesë 2 krerë të tjerë të institucioneve kryesore, ai i presidencës dhe prokurorisë së përgjithshme, në këtë puë ku u shurdhua kreu i shërbimeve inteligjente, në këtë puë që kishte synim kurorëzimin e Edi Ramës, njëlloj si 84 vjet më parë, kryeministër, ëka s’mund të ndodhte kurrë, për fatkeqësinë e madhe u vranë 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi, i solli, luajti me zjarrin me qëllimin e vetëm që të merrte pushtetin.
Qytetarët e Tiranës do ta ndëshkonin atë në zgjedhjet e 8 majit, do t’i jepnin disfatën e plotë që meritonte. Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë por turpi i zi, faqja e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristaq Ramën dhe suitën e tij.

Ndaj shfrytëzoj këtë rast për të dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin e tyre të shëmtuar, përpjekjen e tyre puëiste dhe për t’u thënë se kurrë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency